By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Për tre muaj sa për një vit rritet numri i udhëtarëve në dy vendkalimet me Shqipërinë afër Dibrës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Për tre muaj sa për një vit rritet numri i udhëtarëve në dy vendkalimet me Shqipërinë afër Dibrës
MaqedoniTOP LAJM

Për tre muaj sa për një vit rritet numri i udhëtarëve në dy vendkalimet me Shqipërinë afër Dibrës

admin
Last updated: 04/04/2025 19:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Dibër, 4 prill – Në vendkalimet kufitare “Bllatë” dhe “Xhepishte-Trebishte”, në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë afër Dibrës, në tremujorin e parë të këtij viti kanë kaluar gjithsej 237 394 udhëtarë, që është pothuajse në nivelin e njëjtë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Në VK ‘Bllatë’ janë regjistruar gjithsej 226 524 udhëtarë. Shikuar ndaras 45 246 janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, prej tyre, në hyrje 29 511 përderisa në dalje 24 735. Kur bëhet fjalë për shtetas të huaj, janë regjistruar gjithsej 181 278 udhëtarë, me atë rast në hyrje 99 670 ndërsa në dalje 81 608 udhëtarë”, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në disa vitet e fundit frekuentimi shënoi rritje, për madje 60 për qind, pas ndërtimit të autostradës “Rruga e Arbrit”, e cila u inaugurua në nëntor të vitit 2021, me të cilën distanca nga vendkalimi drejt Tiranës deri nga emsi i marsit ishte 80 kilometra, që është ulje e distancës për njëqind kilometra. Nga mesi i marsit, kur u lëshua në përdorim ura e Murrizit, distanca është akoma mëe vogël, kështu që nga Dibra deri në Tiranë tani arrihet për një orë.

“Në vendkalimin e dytë kufitar Xhepishte-Trebishte, në hyrje janë regjistruar gjithsej 5 567, përderisa në dalje 5 303 udhëtarë apo gjithsej 10 870 udhëtarë. Shikuar ndaras, në hyrje janë regjistruar 294 ndërsa në dalje 318 shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe 5 273 shtetas të huaj në hyrje, përkatësisht 4 985 në dalje”, theksojnë nga MPB.

Ky vendkalim është rreth njëzet kilometra larg Dibrës, afër fshatit Xhepishte, ai është i karakterit lokal dhe të drejtë shfrytëzimi kanë vetëm banorët e rajonit kufitar. Në periudhën e verës, përkatësisht prej një prillit e deri më 31 tetor, punon prej orës 8 deri në orën 20:00, përderisa gjatë periudhës tjetër, prej 1 nëntorit deir më 31 mars, orej orës 8 deri në orën 18:00.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Bajra për taksen amerikane: Jemi në një lutë tregtare, s’ka në historinë ekonomike të botës
Next Article Van Damme akuzohet për marrëdhënie seksuale me viktima të trafikimit seksual

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?