By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përfaqësuesit e një kompanie gjermane të pastrimit të ajrit në vend po shqyrtojnë mundësitë për zgjidhje të qëndrueshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Përfaqësuesit e një kompanie gjermane të pastrimit të ajrit në vend po shqyrtojnë mundësitë për zgjidhje të qëndrueshme
Maqedoni

Përfaqësuesit e një kompanie gjermane të pastrimit të ajrit në vend po shqyrtojnë mundësitë për zgjidhje të qëndrueshme

admin
Last updated: 19/02/2025 15:05
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 shkurt – Gjithsej 255 sisteme për filtrim të ajrit me standard mjekësor për mbrojtje nga bakteriet, viruset, alergjenët,… do të sistemohen në kopshte, shkolla, spitale dhe institucione tjera në vend. Sistemet janë nga prodhuesi gjerman me renome MANN & HUMMEL, ndërsa i dhuron kompania vendore EKOTIP SHPKNJP Shkup për të cilën sot ishte nënshkruar Marrëveshje me Qeverinë.

Marrëveshjen në vlerë prej një milionë euro, e firmosën sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Igor Janushev dhe menaxhmenti i EKOTIP SHPKNJP Shkup.

Siç informuan zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva dhe Lambro Patçe nga EKOTIP pas nënshkrimit të Marrëveshjes, përfaqësuesit e MANN & HUMMEL janë për vizitë në vend. Vazhdojnë t’i shqyrtojnë mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm dhe për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme plotësuese dhe afatgjate për aerondotjen.

“Ndotja e ajrit mbetet një nga sfidat më serioze mjedisore dhe shëndetësore në Maqedoni. Në kuadër të përpjekjeve për marrjen e masave të rëndësishme për uljen e ndotjes së ajrit përmes projekteve kapitale, Qeveria po punon në mënyrë aktive në strategji afatgjate përmes investimeve në zgjidhje të qëndrueshme energjetike, rritjes së kontrollit të emetimeve dhe mbështetjes për teknologjitë e gjelbra. Por duke qenë se zbatimi i këtyre masave kërkon kohë, donacione të tilla të shpejta dhe efikase nga sektori privat janë thelbësore për mbrojtjen para së gjithash të shëndetit të qytetarëve”, tha Miteva.

Sipas saj, investimi në shëndetin e qytetarëve është prioritet i qeverisë.

“Megjithatë, suksesi në këtë fushë varet edhe nga përpjekjet e përbashkëta të të gjithë sektorëve. Prandaj, si Qeveri, veçojmë në mënyrë të veçantë kontributin e rëndësishëm të sektorit privat, siç është ky donacion i 255 sistemeve të filtrimit të ajrit në vlerë prej 1 milion euro. Shpresojmë që ky shembull të shërbejë si frymëzim për kompanitë e tjera që të përfshihen dhe të kontribuojnë në luftën e përbashkët për ajër më të pastër dhe natyrisht, një shoqëri më të shëndetshme. Qeveria mbetet e përkushtuar për të marrë masa kundër ndotjes së ajrit”, theksoi zëdhënësja.

Edhe Patçe nga EKOTIP apelon që biznesi të përfshihet në mbështetjen e masave kundër aerondotjes.

“Thonë se ajri i pastër është e drejtë e njeriut dhe pjesë e të gjitha akteve dhe konventave ndërkombëtare. Është një nga çështjet më të ndjeshme për ne dhe ne të gjithë duhet ta bëjmë pjesën tonë në këtë drejtim. I bëj thirrje bizneseve të ndjekin shembullin tonë. Qeveria po punon për strategji, por gjithçka kërkon kohë. Le të kontribuojmë të gjithë, komuniteti i biznesit luan një rol kyç në këtë”, theksoi Patçe.

Lidhur me pastruesit e ajrit të dhuruar, ai shpjegoi se ata janë idealë për mbajtjen e grimcave më të vogla si viruset, bakteret dhe alergjenët, prandaj, theksoi ai, janë të shkëlqyer edhe për kopshte, shkolla, konvikte studentore dhe qendra mjekësore.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Berisha: Kompania e LaCivita-s nuk merret me lobime, por vetëm me çështjen e zgjedhjeve
Next Article Kryqi i Kuq ka marrë nga Ambasada e SHBA-së një automjet operativ mobil

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?