By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përfundon procedura tenderuese për 150 autobusë, priten rezultatet e vlerësimit të ofertave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Përfundon procedura tenderuese për 150 autobusë, priten rezultatet e vlerësimit të ofertave
Maqedoni

Përfundon procedura tenderuese për 150 autobusë, priten rezultatet e vlerësimit të ofertave

admin
Last updated: 08/07/2026 22:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 korrik Zhurnal.mk – Ka përfunduar procedura tenderuese për furnizimin me 150 autobusë. Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve informojnë se aktualisht është duke u zhvilluar procesi i vlerësimit të ofertave të dorëzuara.

Nga ministria nuk japin detaje se cilat kompani kanë aplikuar dhe sa janë ato në numër, por bëjnë të ditur se informacioni përfundimtar do të publikohet në periudhën e ardhshme.

Derisa pritet të shihet nëse autobusët më në fund do të arrijnë në Shkup, ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, së bashku me drejtorin e NP “Hekurudhat – Infrastrukturë”, Siniša Ivanovski, vizituan segmentin e rikonstruktuar të hekurudhës nga Draçeva deri në Ilinden, nëpër të cilin qarkullojnë trenat e mallrave.

Nikollovski njoftoi se për rreth 20 ditë trenat e mallrave do të përdorin plotësisht këtë pjesë të rinovuar, gjë që sipas tij do të kontribuojë në uljen e ndotjes së ajrit në Shkup dhe në një transport më efikas hekurudhor të mallrave në Korridorin 10.

Ai paralajmëroi gjithashtu se deri më së voni më 1 shtator duhet të vihet në funksion edhe linja e parë e trenit urban të qytetit, e cila do të qarkullojë në relacionin nga Zelenikova, përmes Draçevës, deri në qendër të Shkupit.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, duke folur për tenderin e tretë për furnizimin me 150 autobusë, në një intervistë televizive nuk dha informacione konkrete, por deklaroi se autobusët e parë pritet të arrijnë deri në fund të vitit 2026.

Më herët, tenderi për 150 autobusë elektrikë dhe 75 karikues, me vlerë prej 51 milionë eurosh, projekt i cili synonte të zgjidhte problemin kronik të transportit publik në Shkup, ishte anuluar.

Komisioni Shtetëror për Ankesa në Procedurat e Prokurimeve Publike vendosi se mangësitë teknike dhe formale nuk lejonin vazhdimin e projektit.

You Might Also Like

Shekerinska me mesazh të fortë nga Samiti i NATO-s: Putini nuk do ta thyejë Ukrainën

Salmonela shkaktoi helmimin masiv me ushqim te punonjësit e “Mikrosam” në Prilep

3 zyrtarë shqiptarë pretendojnë se nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri, reagon Dogana e Qafë-Thanës

VLEN: Ndalimi pa shpjegim i tre zyrtarëve tanë kërkon përgjigje zyrtare!

Dhjetë persona këtë vit u kallëzuan penalisht për shkaktim të zjarreve dhe rrezikut të përgjithshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Salmonela shkaktoi helmimin masiv me ushqim te punonjësit e “Mikrosam” në Prilep
Next Article Shekerinska me mesazh të fortë nga Samiti i NATO-s: Putini nuk do ta thyejë Ukrainën
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet që cënojnë paqen
Bota
Millanoviq: NATO duhet t’i kushtojë vëmendje Serbisë – po armatoset shumë
Bota
Begaj në Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve në institucionet ndërkombëtare
Shqipëri
Shekerinska me mesazh të fortë nga Samiti i NATO-s: Putini nuk do ta thyejë Ukrainën
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?