By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përgatitet dokumentacion projektues shtesë i komunikacionit për rrugën eksprese Rankovc – Kriva Pallankë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Përgatitet dokumentacion projektues shtesë i komunikacionit për rrugën eksprese Rankovc – Kriva Pallankë
Maqedoni

Përgatitet dokumentacion projektues shtesë i komunikacionit për rrugën eksprese Rankovc – Kriva Pallankë

admin
Last updated: 01/02/2025 11:05
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kriva Pallanka, 1 shkurt – Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH) pas aksidenteve të fundit në komunikacion në autostradën eksprese Rankovc – Kriva Pallankë është duke ndërmarrë aktivitete për përgatitjen e dokumentacionit shtesë të projektit të komunikacionit për autostradën eksprese, me çka do të rriten masat dhe do të përmirësohet siguria e pjesëmarrësve në komunikacion. Për shkak të specifikës së rrugëve eksprese, NPRRSH rekomandon që të ndiqen me kujdes shenjat e komunikacionit dhe të mos tejkalohet shpejtësia e specifikuar.

Në pyetjen e MIA-s që të komentojë reagimet e qytetarëve lidhur me zgjidhjen e komunikacionit për autostradën eksprese, nga NPRRSH deklaruan se sinjalistika e komunikacionit në rrugë është vendosur në përputhje me Projektin e Komunikacionit, i cili është zhvilluar në përputhje me rregulloret dhe standardet në fuqi dhe ka miratuar nga institucionet përkatëse.

“Për shkak të aksidenteve të fundit të trafikut të ndodhura në segmentin rrugor, Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore është duke ndërmarrë aktivitete për përgatitjen e dokumentacionit shtesë të projektit të komunikacionit, i cili do të rrisë masat dhe do të përmirësojë sigurinë e pjesëmarrësve të komunikacionit, gjë që do të jetë në përputhje me standardet e aplikueshme. Presim që dokumentacioni të miratohet nga institucionet në një kohë sa më të shkurtër dhe të inkorporohet në segmentin rrugor”, deklaruan për MIA-n nga NPRRSH.

Ata paralajmërojnë dhe vënë në dukje, siç thuhet në deklaratë, specifikën e rrugëve eksprese që janë të shpejta, por në të cilat trafiku vazhdon të zhvillohet në dy drejtime dhe për këto arsye është e nevojshme të respektohen me kujdes shenjat e komunikacionit dhe të mos kalohet shpejtësia e përcaktuar, si dhe të respektohet sinjalistika rrugore horizontale dhe vertikale.

Sipas informacioneve të SPB-së së Kumanovës, deri tani në DPB Kriva Pallankë janë regjistruar dy aksidente në rrugën eksprese që ishte lëshuar në datën 4 të muajit të kaluar, nga të cilat njëri është me përfundim fatal me vdekje, ndërsa tjetri me lëndime të rënda trupore. Zyrtarisht, nga MPB konfirmojnë se arsyeja për të dy aksidentet është shpejtësia e papërshtatur.

DPB në Kriva Pallankë në bashkëpunim me Sektorin për Parandalim pranë SPB Kumanovë dhe Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacion, rregullisht realizojnë fushata për parandalim dhe drejtim të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm të automjeteve.

Në territorin e komunës së Kriva Pallankës, gjatë ditës së djeshme ka pasur aktivitete në kuadër të fushatës për siguri në komunikacion, me shpërndarjen e fletushkave dhe përkujtimin e shoferëve se jeta e tyre është në duart e tyre.

Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme shpërndanë fletushka me mesazhe për drejtimin e kujdesshëm dhe të sigurt nga fushata “Vozit me përgjegjësi, jeta juaj është në duart tuaja”: “Nëse pini, mos vozitni”, “Pa celularar gjatë drejtimit të automjetit” dhe “Mos vozit shpejt”.

You Might Also Like

Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005

Izet Mexhiti: Bashkëpunimi ndërshqiptar nuk është slogan, por agjendë që ndërtohet çdo ditë

Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

Rënie drastike e numrit të nxënësve në Strugë

Irlanda merr presidencën e BE-së, në fokus zgjerimi pa Maqedoninë e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Marrëveshja për refugjatët nën çekiçin e gjyqësorit
Next Article Thirrje për përgjegjësi për vdekjen e Frosina Kulakovës, ndryshime ligjore për dënime më të larta në trafik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vuçiç njofton për dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
Bota
UP-ja të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj
Kosovë
Eurodeputetja italiane u bashkohet protestuesve
Shqipëri
Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?