By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Perinski: Maqedonia dhe Hungaria po thellojnë bashkëpunimin në dy segmente kyçe, zhvillimin rajonal dhe vetëqeverisjen lokale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Perinski: Maqedonia dhe Hungaria po thellojnë bashkëpunimin në dy segmente kyçe, zhvillimin rajonal dhe vetëqeverisjen lokale
Maqedoni

Perinski: Maqedonia dhe Hungaria po thellojnë bashkëpunimin në dy segmente kyçe, zhvillimin rajonal dhe vetëqeverisjen lokale

admin
Last updated: 15/07/2025 15:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 korrik – Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, me ftesë të ministrit të Administratës Publike dhe Zhvillimit Rajonal të Hungarisë, Tibor Navraçiç sot zhvilloi vizitë zyrtare në Budapest.

Qëllimi i takimit dypalësh, siç kumtojnë nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, është thellimi i bashkëpunimit midis dy vendeve dhe krijimi i bazave të forta për transferimin e përvojave dhe njohurive në fushat e zhvillimit rajonal dhe vetëqeverisjes lokale, duke përfshirë edhe shkëmbimin e praktikave nga përdorimi i fondeve të Bashkimit Evropian.

Në takim u diskutua për gjendjen aktuale në fushat e resoreve, të cilat udhëhiqen nga dy ministritë, për arritjen e progresit gjatë vitit të kaluar, si dhe për proceset e reformave që po zbatohen për të përmirësuar efikasitetin dhe llogaridhënien në punë.

“Vitin e kaluar, ne kemi analizuar në thelb situatën në terren dhe nevojën e komunave për zhvillim afatgjatë. Filluam me mbështetje më të madhe për komunat ndonjëherë të ofruara nga Qeveria në partneritet me Hungarinë për financimin e projekteve kapitale infrastrukturore në të gjitha komunat”, theksoi Perinski, i cili shtoi se përmes politikave të planifikuara mirë, mbështetjes ekonomike lokale dhe investimeve të orientuara në infrastrukturë, mund të ndërtohet sistem më i qëndrueshëm.

Perinski potencoi rëndësinë e transferimit të njohurive dhe praktikave të suksesshme nga Hungaria, veçanërisht në fushën e mbështetjes efektive për komunat, reformimin e strukturës institucionale të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe digjitalizimin e shërbimeve lokale.

Në fokus të diskutimeve ishin edhe mundësitë që ofron programi i BE-së – URBACT, i cili mundëson bashkëpunimin dhe shkëmbimin e ideve inovative midis qyteteve evropiane.

“Bashkëpunimi me vende si Hungaria, e cila ka përvojë të pasur me fondet evropiane, mund të japë kontribut të rëndësishëm në krijimin e udhëzimeve tona strategjike për zhvillim të qëndrueshëm dhe të ekuilibruar”, theksoi Perinski.

Në kuadër të vizitës, si pjesë e agjendës zyrtare, është zhvilluar edhe vizitë protokollare në Parlamentin e Hungarisë.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ganiu: Lagja Serava po ndryshon pamje, vijojnë investimet në infrastrukturë!
Next Article Pse Kendall dhe Kylie Jenner munguan në dasmën e vëllait nga babai, Brody Jenner?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?