By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Perinski: Nuk pajtohem që vizitat nëpër komuna janë fillimi i një fushate parazgjedhore, ky është obligim i ministrit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Perinski: Nuk pajtohem që vizitat nëpër komuna janë fillimi i një fushate parazgjedhore, ky është obligim i ministrit
Maqedoni

Perinski: Nuk pajtohem që vizitat nëpër komuna janë fillimi i një fushate parazgjedhore, ky është obligim i ministrit

admin
Last updated: 19/02/2025 13:10
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 shkurt – Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski së bashku me zëvendësin e tij Erxhan Selimi, sot, në kuadër të karvanit “Ku zemra është shtëpi” e vizutuan komunën Gjorçe Petrov ku zhvilluan takim me kryetarin Aleksandar Stojkoski dhe anëtarët e Këshillit komunal.

Siç theksoi Perinski, karvani “”Ku zemra është shtëpi” është i një rëndësie të jashtëzakonshme për Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, sepse në kuadër të këtyre takimeve ka mundësi të bisedojë drejtpërdrejt me politikëbërësit lokalë, por, siç tha, edhe të dëgjojë nevojat reale të qytetarëve.

“Kjo komunë është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe specifike për ne, sepse përveç pjesës urbane ka edhe një pjesë rurale dhe është vërtet e vështirë të arrihet një ekuilibër në kuadër të investimeve në mënyrë që ecuria e komunës të jetë në nivel të barabartë, dhe në këtë mënyrë të shfrytëzohet potenciali i plotë që ju ofron vetë komuna. Ky karvan, të cilin e quajtëm “Ku zemra është shtëpi”, është jashtëzakonisht i rëndësishëm, nga njëra anë kemi mundësinë të flasim drejtpërdrejt me politikëbërësit vlokal, dhe nga ana tjetër, të dëgjojmë nevojat dhe dëshirat reale të qytetarëve, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ne, dhe në këtë mënyrë mund të nxjerrim përfundime ose të propozojmë zgjidhje që do të tejkalojnë sfidat e të dyja palëve”, theksoi Perinski.

I pyetur nëse vizitat e tilla nëpër komuna nënkuptojnë fillimin e fushatës zgjedhore, Perinski tha se “puna kryesore e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale janë vetëqeverisjet lokale, kjo është diçka që ne e bëjmë çdo ditë”.

“Puna kryesore e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale janë vetëqeverisjet lokale, kjo është diçka që ne e bëjmë çdo ditë. Përveç politikës lokale, ne merremi edhe me zhvillimin rajonal. Prandaj në deklaratën time e përmenda se Komuna e Gjorçe Petrovit është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse ka edhe një pjesë urbane edhe rurale. Është e vërtetë që dikush po e parashikon këtë si fillim të një fushate zgjedhore, por unë nuk pajtohem me atë konkluzion sepse obligim i ministrit është që të vizitojë vetëqeverisjet lokale dhe të mësojë për punën e tyre të përditshme për të përmirësuar gjendjen”, tha Perinski.

 

Kryetari i Komunës Stojkoski, nga ana tjetër, theksoi se në takimin e sotëm do të diskutohet edhe për ndryshimet e parapara në Ligjin për vetëqeverisje lokale, por, siç tha, edhe për tema nga përdetshmëria e banorëve të Komunës Gjorçe Petrov.

“Do të diskutojmë edhe për ndryshimet e parapara në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, në njërën pjesë, megjithatë do të hapim shumë tema nga aspekti i përditshmërisë së banorëve të Komunës së Gjorçe Petrovit. Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me bashkëpunimin me Qeverinë dhe me projektet që i kemi marrë nga thirrja e parë, tani jemi duke u përgatitur për projektet nga thirrja e dytë. Së shpejti do të aplikojmë edhe në këtë pjesë”, theksoi Stojkoski.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Nxënësit e SHFK “Ismail Qemali” në Çair mësojnë se si të bëhen eko-heronj
Next Article Mexhiti: Hfz. Sadudin Sulejmani ishte emblemë e fesë islame dhe krenari për Shkupin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?