By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përkeqësohet marrëdhënia midis dy yjeve të Real Madridit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Përkeqësohet marrëdhënia midis dy yjeve të Real Madridit
Sport

Përkeqësohet marrëdhënia midis dy yjeve të Real Madridit

admin
Last updated: 19/05/2026 11:36
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sipas një raporti befasues të publikuar nga El Chiringuito TV, marrëdhënia mes sulmuesve të Real Madridit, Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior, thuhet se është pothuajse inekzistente, duke shtuar edhe më shumë tensionet në një zhveshtore që po përballet me krizë të brendshme.

Raporti thekson se Mbappe beson se Vinicius ishte një nga arsyet kryesore që çuan në largimin e trajnerit Xabi Alonso, ndërsa rezultatet e skuadrës nisën të bien ndjeshëm pas largimit të teknikut spanjoll.

Sipas burimeve pranë klubit, sulmuesi francez ndihet i izoluar brenda ekipit dhe nuk ka raport të mirë as me trajnerin aktual, Alvaro Arbeloa.

Mbappe mendohet se është i pakënaqur me mënyrën se si po trajtohet nga Arbeloa, duke konsideruar se nuk po merr statusin e një ylli absolut në skuadër, ashtu siç priste pas transferimit të tij në Madrid.

Po ashtu, thuhet se rrethi i afërt i Mbappes beson se Vinicius po përpiqet ta paraqesë francezin si “fajtorin” kryesor të krizës së fundit te Real Madridi, duke krijuar ndasi edhe më të mëdha në dhomat e zhveshjes.

Situata ka ngritur pikëpyetje të shumta mbi harmoninë brenda klubit madrilen, sidomos duke marrë parasysh pritshmëritë e mëdha që shoqëruan ardhjen e Mbappes në “Santiago Bernabeu”.

Bashkëpunimi mes dy yjeve të repartit ofensiv pritej të ishte arma kryesore e Real Madridit për sezonet e ardhshme, por raportimet e fundit sugjerojnë se tensionet personale mund të jenë duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në paraqitjet në fushë.

Deri më tani, klubi nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj këtyre pretendimeve, ndërsa mbetet të shihet nëse situata do të qetësohet apo do të thellohet edhe më shumë në javët në vijim.

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Do të doja ta përfundoja karrierën time te Interi”, Lautaro hedh poshtë thashethemet për Barcelonën
Next Article Apple Watch Ultra 4 do të ridizajnohet plotësisht
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?