By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përmbyllet edicioni i 4-t i “Talent Pool”, programi që zhvillon drejtuesit e ardhshëm të Grupit BALFIN
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Përmbyllet edicioni i 4-t i “Talent Pool”, programi që zhvillon drejtuesit e ardhshëm të Grupit BALFIN
EkonomiPostimi i sponsorizuar

Përmbyllet edicioni i 4-t i “Talent Pool”, programi që zhvillon drejtuesit e ardhshëm të Grupit BALFIN

admin
Last updated: 19/11/2024 16:06
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Edicioni i katërt i “Talent Pool”, program i dedikuar për zhvillimin profesional nga Grupi BALFIN, ka përfunduar me sukses duke vijuar traditën e konsoliduar të zhvillimit të liderëve të ardhshëm në kompanitë e Grupit, si në rajon, edhe më gjerë.

Programi i riformësuar këtë vit, që zgjati nga muaji janari deri në nëntor, përfshiu 16 punonjës të përzgjedhur nga ekipet e Burimeve Njerëzore, në bashkëpunim me menaxherët ekzekutivë të kompanive dhe të Grupit BALFIN, për të dhënë më të mirën prej vetes, si dhe për të lartësuar potencialin e tyre në fushat që mbulojnë.

Pjesëmarrësit nga kompanitë ACREM, Balfin Real Estate, Balfin Construction, Balfin Development, Balfin Asset Management, KidZone Albania, Neptun Kosova, Spar Albania, Retail Park dhe Tirana Bank, e përmbyllën rrugëtimin thuajse 1-vjeçar duke prezantuar 3 projekte, sa inovative po aq edhe praktike, përballë një jurie të përbërë nga tre anëtarë të Grupit BALFIN: Ardiana Sokoli, ZV.Presidente e Pasurive të Paluajtshme, Csaba Toth, Zv.President i Menaxhimit të Aseteve dhe Ervin Kajno, Drejtues i Menaxhimit të Projekteve.

Pas përfundimit të prezantimeve, Presidenti i Grupit, Samir Mane, mbajti një fjalim përshëndetës dhe mes rreshtash pohoi se programet e BALFIN për zhvillim profesional, siç është “Talent Pool”, janë motorika që vendosin në lëvizje ambicien e Grupit BALFIN për të investuar në kapital njerëzor.

“Çdoherë kur përballem me propozime biznesi, ajo se çfarë them është: “Kush do ta bëjë? Kemi njerëz që do e çojnë deri në fund zhvillimin dhe konkretizimin e projektit?” Ne i kemi mundësitë financiare por gjithmonë kam ndarë mendimin se duhet të jesh përherë i gatshëm të ftosh profesionistë të rinj për bashkëpunim. “Talent Pool” është një program që na ka ndihmuar t’i përafrohemi këtyre profesionistëve, dhe shpresoj që kështu do të mbetet edhe në vijimësi”, tha Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane, duke u ndalur po ashtu tek rëndësia që Grupi i kushton karrierës së individëve.

“Punonjësit e Grupit tonë përfitojnë mbi 100 mijë orë trajnimi në vit, çka nuk janë pak. Përkundrazi, kjo e dhënë dëshmon angazhimin tonë për t’i ofruar punonjësve tanë një karrierë sa më të suksesshme”, tha ai.

Si fryt të trajnimit dhe konsultimit intensiv me mentorë të zotë dhe të njohur, me në krye Larisa Winter, trajnere kryesore e programit, pjesëmarrësit prezantuan projekte me në fokus:

–              Logjistikën dhe zhvillimin e faciliteteve për rritjen e efikasitetit të biznesit;

–              Transformimin e industrisë së mikpritjes duke aplikuar qasje të reja dhe inovative;

- Advertisement -
Ad imageAd image

–              Integrimin e praktikave ESG (mjedis, shoqëri dhe qeverisje e mirë) në të gjitha aspektet e operacioneve të biznesit, duke kontribuar pozitivisht në zhvillimin e qëndrueshëm.

Prezantimet u shoqëruan me sesione pyetje-përgjigje, të cilat ndihmuan në thellimin e analizës dhe në vlerësimin e mundësive të implementimit të ideve të shpalosura.

Edhe Drejtoresha Ekzekutive e Grupit BALFIN, Edlira Muka, mbajti një fjalim përshëndetës. Ajo vlerësoi idetë e dhëna, u ndal në peshën e programit “Talent Pool” dhe nuk ngurroi të shprehte krenarinë e të qenit pjesë e një korporate që i ndihmon njerëzit të rriten në kuadrin profesional.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Talent Pool është një ndër programet më të kualifikuara në Ballkanin Perëndimor për zhvillimin profesional që, vit pas viti, vetëm përmirësohet. Ky nuk është një pohim i thjeshtë; e kemi të konfirmuar nga pjesëmarrja në rritje dhe gjithnjë e më shumë cilësore. Jam vërtet krenare që jam pjesë e një korporate që i ndihmon njerëzit të rriten, jo vetëm në aspektin teorik, por edhe në atë praktik”, tha ajo.

Që nga krijimi i tij në vitin 2016, programi “Talent Pool” ka trajnuar 61 punonjës për të qenë të pozicionuar në role drejtuese të kompanive të Grupit, të cilat operojnë në 11 shtete dhe 2 kontinente.

Rezultatet e edicionit të 4-t, dëshmojnë vullnetin e palëkundur të Grupit BALFIN për të kultivuar me profesionalizëm një kulturë të mirëfilltë lidershipi.

Pjesëmarrësit e këtij edicioni kanë përfituar frymë të konsoliduar për të punuar në grup, mendim kritik, aftësi vendimarrëse, sikurse përgatitje të nevojshme për të reaguar shpejt dhe efektivisht ndaj sfidave të tregut. Atyre gjithashtu iu është dhënë mundësia për të udhëtuar drejt Vjenës, për të vizituar kompani të cilat operojnë në industri të ngjashme si Grupi BALFIN, duke njohur kështu më nga afër dinamikat e biznesit ndërkombëtar.

 

You Might Also Like

Inflacioni, shpenzimet e jetës rriten për 4 %

Në tremujorin e katërt të vitit 2025 do të shpallet Thirrja Publike 02/2025

Përsëri u rrit kostoja e jetesës

Çmendet qeveria/ Taksë e re 300 milionë euro mbi naftën për rezervën e sigurisë

Përmbyllet me sukses faza e aplikimeve në Skemën Kombëtare të Investimeve, 801 kërkesa nga fermerët në të gjithë vendin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Konfiskohen armë, municion, veshje ushtarake – Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan
Next Article Letër e hapur nga Anëtarët e disa Xhamive të qytetit të Strugës, drejtuar kreut të BFI-së Shaqir Fetahu-t: Mos i fshihni donacionet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?