Presidenti kinez Xi Jinping vuri në dukje në një pritje të nivelit të lartë me rastin e Vitit të Ri Kinez të hënën përparimin e qëndrueshëm që ka bërë Kina në përparimin e modernizimit kinez, në sfondin e situatave “komplekse e të vështira” gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit. Situatave komplekse e të vështira Kina iu përgjigj me qetësi me një gamë masash tërësore, kapërceu vështirësitë dhe eci përpara me vendosmëri, vuri në dukje Xi në pritjen e dhënë për Vitin e Gjarprit, që fillon më 29 janar. Në pritje, ku ishin ishin të pranishëm mbi 2 000 veta, Xi i shprehu urime për Festën e Pranverës popullit kinez të të gjitha kombësive dhe bashkatdhetarëve jashtë vendit. Gjatë vitit të kaluar, Kina zbatoi me efektivitet politikat ekzistuese dhe shpalli në mënyrë proaktive një paketë politikash shtesë që ndihmuan nxitjen e rimëkëmbjes së ekonomisë, vuri në dukje presidenti. Kina arriti përparim të spikatur në risitë teknologjike e industriale, dhe forcat e reja prodhuese cilësore ecën përpara vazhdimisht. Punësimi dhe çmimet e konsumit në Kinë mbetën gjithashtu të qëndrueshme, tha Xi. Nga një perspektivë globale, Kina mbeti një forcë e madhe nxitëse për rritjen ekonomike të botës, theksoi ai.