By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen
Bota

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

admin
Last updated: 28/11/2026 15:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gaza, 28 nëntor, Argument – Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar më tej, me zhvillime të reja në Arabinë Saudite dhe Jemen. Mbrojtja ajrore saudite ka interceptuar një raketë kruiz të lëshuar nga rebelët Houthi, e cila kishte si drejtim kryeqytetin Riad.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, gjenerali Turki al-Maliki, përmes një deklarate të publikuar nga agjencia zyrtare saudite e lajmeve SPA.

Ky është incidenti i fundit pas interceptimit të një droni një ditë më parë dhe rrëzimit të dy raketave balistike të enjten, të cilat gjithashtu kishin si objektiv kryeqytetin saudit.

Ndërkohë, në Jemen, forcat qeveritare kanë njoftuar se kanë zmbrapsur një sulm të rebelëve Houthi në distriktin Al Misrakh, në jug të qytetit Taiz. Përplasjet vijojnë edhe në provincat Taiz, Marib dhe Al Jawf.

Nga ana tjetër, rebelët Houthi kanë raportuar bombardime saudite në kryeqytetin Sana, ku sipas agjencisë Saba, janë dëmtuar tetë banesa dhe tri dyqane. Televizioni Al Masirah ka raportuar për 13 persona të plagosur.

Në zhvillime të tjera diplomatike, Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani kanë rënë dakord të forcojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë, pas një takimi të zhvilluar në Islamabad. Ndërkohë, ushtria iraniane ka deklaruar se nuk do t’u kushtojë rëndësi afateve të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump dhe se është e gatshme t’i përgjigjet çdo sulmi, pavarësisht origjinës së tij.

Gjenerali Kioumars Heydari, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura iraniane, ka paralajmëruar se përgjigjja e Teheranit nuk do të ketë më kufizime gjeografike në rast të një sulmi ndaj Republikës Islamike.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Fundoset një anije në brigjet e Kubës, vritet një egjiptian, 2 të zhdukur dhe 10 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë
Next Article Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?