Kumanovë, 24 mars – Në qytetin e Kumanovës kohëve të fundit po paraqitet një dukuri jo e mirë në shkatërrimin e të mirave publike. Nga Ndërmarrja publike “Pastrim dhe Gjelbërim”, thonë se cak i shkatërrimit nga ana e vandalistëve të pa përgjegjshëm janë shportat dhe kontejnerët e plehrave por edhe karriget nëpër parqe. Nga kjo ndërmarrje apelojnë deri tek MPB që të kapen dhe sanksionohen kryerësit e këtyre akteve vandale.
“Kohëve të fundit kemi shkatërrim të shpeshtuar të pajisjeve urbane kjo po ndodhë në kontinuitet. Shkatërrimi i të mirave publike është akt vandal, të cilin mund ta karakterizojmë si një moment të keq si për qytetarët ashtu edhe për ndërmarrjen. Duhet theksuar se brenda vitit kemi diku rreth 60% paisje urbane të shkatërruar siç ishte rasti me shportat e mbeturinave tek parku i qytetit të cilat 3 her kanë përfunduar në lum, kjo është dukuri që e bëjnë individ e jo popullata kurse për fat të keq për këtë po heqim të gjithë ne. Kryerësit duhet doemos të kapen dhe sanksionohen për këtë”, u shpreh Drejtori i NP “Pastrim dhe Gjelbërim” Kumanovë, Nenad Stojanovski
Vandalistët nuk zgjedhin mjete për të shkatërruar të mirat publike, nga NP “Pastrim dhe Gjelbërim” thonë se kryerësit e këtyre akteve të shëmtuara zgjedhin zjarrëvënien për të shkatërruar gjysmë kontejnerët e mëdhenj tokësor.
“Rasti më i ri i fundit është djegia e kontejnerit gjysmë nëntokësore përballë Bibliotekës së qytetit, që në fakt e njejta gjë ndodhë për here të tretë për një kohë të shkurtër. Kontejnerët në fjalë për nga sasia zëvendësojnë 5-6 kontejner lëvizës, kontejenrët e këtillë kushtojnë 6-7 mijë euro. Në të gjitha rastet e djegies në vend ngjarje kanë dalur dhe me kohë kanë reaguar ekipet e SPB të Kumanovës dhe Njësitit të Zjarrëfikëve. Gjithashtu apelojmë deri tek MPD që ti kap dhe sanksionoj kryerësit sepse ndryshe nuk ndalet ky hov i tyre”, shtoi Stojanovski.
Përpos shkatërrimit të kontejnerëve për plehra nga NP “Pastrim dhe Gjelbërim” njoftojnë se vandalistët shkatërrojnë edhe karriget e reja si dhe fidanët e sapo mbjellura tek parku i qytetit si dhe parqet e tjera. Shpesh karriget përfundojnë në lum. Andaj edhe me të drejtë apelohet që me aktivitetet e MPB t’u ndalet hovi këtyre vandalëve.