Shkup, 27 gusht, argument.mk/ – Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje pesë komisione parlamentare, në rendin e ditës të të cilave janë disa projekt‑ligje, strategji dhe pika të lidhura me zgjedhjen dhe emërimin e funksionarëve, si dhe raporte për punën e institucioneve gjyqësore.
Komisioni për mbrojtje dhe siguri do ta mbajë mbledhjen e 49‑të, në rendin e ditës të së cilës pika e vetme është projekt‑strategjia kombëtare për sigurinë e trafikut rrugor për periudhën 2026‑2030.
Do të mbajë mbledhje edhe Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive. Në rendin e ditës të mbledhjes së 81‑të janë raporti i Këshillit buxhetor gjyqësor për realizimin e buxhetit gjyqësor për vitin 2025, raporti vjetor për punën e Këshillit gjyqësor për vitin 2025, raporti vjetor për punën e Këshillit të prokurorëve publikë për vitin 2025 dhe raporti vjetor për punën e prokurorive publike për vitin 2025.

