By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pesë SUV-ët më të shtrenjtë, për disa marka mund të mos keni dëgjuar kurrë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Auto > Pesë SUV-ët më të shtrenjtë, për disa marka mund të mos keni dëgjuar kurrë
Auto

Pesë SUV-ët më të shtrenjtë, për disa marka mund të mos keni dëgjuar kurrë

admin
Last updated: 04/03/2024 08:23
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Të gjitha markat më të njohura të veturave, kanë të paktën nga një linjë të SUV-ve të shtrenjtë me motor të fuqishëm dhe komponentë shtesë, nga “të cilët mund t’ju dhemb koka”.

Më poshtë ju sjellim pesë SUV-ët më të shtrenjtë, ku disa prej këtyre markave mund të mos keni dëgjuar kur për to – e duhet theksuar se bëhet fjalë për një listë ku janë përfshirë modelet e reja, pra nuk përfshihen ato vetura që janë shitur nëpër ankande apo mënyra të ngjashme.

Mercedes-Benz G63 AMG 6×6

Gjenerata e kaluar e G-Class vjen në versionin 6×6, peshon 3.850 kilogramë. Motori prej 5.5 litërsh V8 prodhon 544 kuaj-fuqi. Gjithashtu ka fellne prej 37-inçësh e çmimi i tij është 545 mijë dollarë.

Mercedes-Maybach G650 Landaulet

Me një dizajn interesant, ky SUV ka pjesën e pasme të kulmit të palosshëm. Nën kapak ka motorin 6 litërsh V12 që prodhon 621 kuaj-fuqi, kurse shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në 180 kilometra në orë.

Në të janë kryer edhe disa përmirësime, kurse në kabinë ka ulëse palosëse, mbajtëse për gota me sistem të ngrohjes dhe ftohjes si dhe sistemin multimedial në pjesën e pasme. Ky model është ekskluziv për faktin se është i kufizuar në prodhimin e vetëm 99 njësive. Çmimi i tij është 754 mijë dollarë.

Dartz Prombron

Nëse mendoni që ka një dizajn të çuditshëm, nuk jeni të vetmit. Dartz Prombron vjen nga Letonia, e karroceria ka materiale të kombinuara. Ka skaner të gjurmëve të gishtërinjve, kamera dhe sirena e mos të harrojmë dorezat e derës janë me rrymë.

Në “zemër” gjendet motori 6 litërsh V12 që prodhon hiq më pak se 1.500 kuaj-fuqi. Edhe pse nuk dihet shumë për të në shumë shtete të botës, kompania që e prodhon vazhdon të punojë pa ndërpre, kurse kanë premtuar se do të sjellin një SUV më “ekstrem”. Çmimi i kësaj veture është 1.2 milion dollarë.

Scarbo Vintage SV Rover

Kjo veturë kur flitet për dizajn është inspiruar nga Ford Bronco, Land Rover Defender dhe H1 Humvee. Motori V8 prodhon 1.100 kuaj-fuqi, kurse mund të instalohet edhe motori elektrik që i jep 1 mijë kuaj-fuqi shtesë. Kjo veturë kushton 1.5 milion dollarë.

Karlmann King

Fituesi “absolut” është Karlmann King që edhe duket si SUV-i më i shtrenjtë në botë. Është i inspiruar nga Ford F-550, kurse karroceria nuk përshkohet nga plumbat për shkak të pllakave të çelikta.

Blerësi mund të zgjedhë mes modelit për katër dhe shtatë pasagjerë, e brenda ka televizor dhe aparat të kafes.

Ka motor 6.8 litërsh V10, derisa shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në 140 kilometra në orë. Për të pasur një veturë të tillë në garazh, duhet t’i ndani 1.9 milion dollarë.

You Might Also Like

BMW M3 e re me shumë mundësi do të duket kështu

BMW sjell 7 modele të reja në 2026 – lista e plotë

Tregtarët indianë të makinave në alarm – thonë se lufta në Iran do të godasë furnizimet

Ndërtoi veturën më të veçantë në botë – më e ngushtë edhe se karrocat e supermarketit

Bugatti prezanton veturën veçantë “La Perle Rare”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Audi shtyn lansimin e limuzinës elektrike deri më 2027, A8 mbetet në treg  
Next Article Shefi i Bosch tregon se sa kohë do të duhet për “elektrifikimin e plotë të automjeteve”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?