By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pesë vatra zjarri aktive dhe katër në monitorim, fokusi kryesor në malin e Dajtit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Pesë vatra zjarri aktive dhe katër në monitorim, fokusi kryesor në malin e Dajtit
Shqipëri

Pesë vatra zjarri aktive dhe katër në monitorim, fokusi kryesor në malin e Dajtit

admin
Last updated: 26/08/2026 12:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 26 gusht, argument.mk/ – Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 4 janë nën mbikëqyrje.

Sipas MM-së, në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar në total 219 forca operacionale dhe 35 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 60 efektivë, 1 helikopter dhe 2 avionë Air Tractor.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se fokusi kryesor mbetet në Malin e Dajtit, ku vatrat vijojnë aktive pas disa riaktivizimeve në të dyja anët e kreshtës. Operacioni vijon edhe sot, me përforcim prej 50 efektivësh të FA-së; gjatë operacionit janë angazhuar gjithashtu forca zjarrfikëse dhe të ADZM-së, ndërsa mbështetja ajrore është realizuar me 1 helikopter dhe 2 avionë Air Tractor. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në qarkun Dibër mbeten aktive dy vatra: në Ballenjë–Kostenjë, ku sot vijon angazhimi me 6 forca të AZM Dibër, dhe në Qafë të Helmës, Bulqizë, e cila vijon të monitorohet. Në të dyja rastet nuk raportohen rreziqe për zonat e banuara.

Në qarkun Elbasan vijojnë aktive vatrat në Malin e Dardhës, Librazhd, ku ka pasur riaktivizim dhe në terren ndodhen efektivë të MZSH Librazhd, si dhe në Malin e Qukësit, Prrenjas, ku është raportuar gjithashtu riaktivizim. Nuk rrezikohen zona të banuara.

Sipas njoftimit të ministrisë, situata paraqitet më e përmirësuar në Pukë, ku në Gjegjan, Gojan i Vogël, Gojan i Madh, Prozhëm dhe Tërbun nuk ka më vatra aktive; zonat vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive të sekuestruara nga krimi
Next Article Rama: Detyrim njerëzor dhe shtetëror për integrimin e të riatdhesuarve nga Siria
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?