By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pesë vjet nga anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, u përmbush një nga synimet strategjike të shtetit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pesë vjet nga anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, u përmbush një nga synimet strategjike të shtetit
MaqedoniTOP LAJM

Pesë vjet nga anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, u përmbush një nga synimet strategjike të shtetit

admin
Last updated: 27/03/2025 09:08
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 mars – Republika e Maqedonisë së Veriut sot shënon pesë vjetorin e anëtarësimit në NATO, duke u bërë anëtarja e 30-të e Aleancës në këtë ditë të vitit 2020. Me këtë, vendi realizoi një nga qëllimet e saj strategjike, e cila ishte paraparë edhe në Rezolutën që Kuvendi e miratoi në vitin 1993.

Me rastin e pesëvjetorit, sot në Klubin e deputetëve në Shkup do të mbahet takim i ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski me ambasadorët e vendeve anëtare dhe partnerët e Aleancës. Sipas rendit të ditës, në fillim do të ketë fjalim ministri Mucunski, pas së cilës do të ketë një diskutim të mbyllur, përcjell “Nezavisen”.

Angazhimi për integrimin euroatlantik daton që nga viti 1993, kur Kuvendi miratoi Rezolutën me të cilën përcaktoheshin prioritetet e politikës së jashtme të vendit, përkatësisht anëtarësimi në NATO dhe BE.

Në Samitin e NATO-s në Bruksel, 11-12 korrik 2018, Këshilli i Atlantikut të Veriut, në një takim në nivel të krerëve të shteteve dhe qeverive, vendosi të ftojë Republikën e Maqedonisë së Veriut që të fillojë bisedimet për anëtarësim në Aleancë.

Më 1 gusht 2018, Sekretari i atëhershëm i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i dërgoi një letër ministrit të atëhershëm të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, së bashku me Planin për zbatimin e procesit të anëtarësimit në NATO.

Më 6 shkurt 2019, në selinë e NATO-s në Bruksel, përfaqësuesit e 29 shteteve anëtare të Aleancës, në prani të sekretarit të atëhershëm të përgjithshëm të NATO-s dhe ish-ministrit të Punëve të Jashtme, nënshkruan Protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

Pas ceremonisë solemne në Bruksel, filloi procedura për ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit nga të 29 shtetet anëtare të Aleancës. Procedura e ratifikimit të Protokollit të Aderimit u finalizua më 19 mars 2020, kur Ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Uashington D.C., dorëzoi instrumentin e ratifikimit të Marrëveshjes së Uashingtonit, duke përfunduar kështu fazën e tretë dhe të fundit të procesit të anëtarësimit.

Për të siguruar mbarëvajtjen e procesit të integrimit të vendit në NATO, Kuvendi ratifikoi njëzëri Marrëveshjen e Atlantikut të Veriut më 11 shkurt 2020, i cili u pasua, më 20 mars 2020, me nënshkrimin e instrumentit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit në NATO nga Presidenti i vendit.

Më 27 mars 2020, instrumenti i anëtarësimit në Marrëveshjen e Atlantikut të Veriut u depozitua në Departamentin e Shtetit të SHBA-së përmes Ambasadës së Maqedonisë në Uashington, duke e bërë vendin zyrtarisht shtetin e tridhjetë anëtar të Aleancës.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Rritet vaksinimi i qytetarëve në kryeqytet
Next Article Koreja e Jugut thotë se Kim Jong Un ka dërguar 3000 trupa të tjera në Rusi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?