By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Petrovska beson në vendimin e drejtë të ekipit për blerjen e tetë helikopterëve nga kompania italiane “Leonardo”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Petrovska beson në vendimin e drejtë të ekipit për blerjen e tetë helikopterëve nga kompania italiane “Leonardo”
Maqedoni

Petrovska beson në vendimin e drejtë të ekipit për blerjen e tetë helikopterëve nga kompania italiane “Leonardo”

admin
Last updated: 16/03/2024 15:47
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shtip, 16 mars – Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska është e bindur në vendimin e drejtë të ekipit të ekspertëve, të cilët kanë vendosur për furnizimin e tetë helikopterëve nga kompania italiane “Leonardo” dhe beson në profesionalizmin e tyre. Petrovska, e cila sot ka marrë pjesë në shënimin e katërvjetorit nga hyrja e vendit tonë në NATO, tha se në një marrëveshje edhe ajo është nënshkruese, ndërsa nënshkrimin e saj e ka vendosur pasi beson tek njerëzit, të cilët e kanë zbatuar këtë proces.

“Apsolutisht nuk kam dilemë. Unë e di se disa struktura në Republikën e Maqedonisë së Veriut këtë proces të modernizimit e shohin si kërcënim për ta, e jo ndaj shtetit. Përkundrazi, nuk pajtohem se kjo është harxhim i panevojshëm i parave. Pasi gjatë periudhës së kaluar janë parashtruar shumë pyetje, për atë se deri ku jemi me furnizimin edhe të helikopterëve edhe të dronëve. E dini që është shumë lehtë të akuzoni ose të dilni me teori të konspiracioneve. Unë thash edhe në Kuvend edhe në brifing me gazetarët në Shkup se nëse ka ndonjë dyshim për skandal korrupsioni, jam apsolutisht e gatshme të ballafaqohem më këtë, nëse ka dëshmi, ndërsa unë jam e bindur se nuk ka, pasi besoj në drejtësinë e vendimit, të cilin ekipi projektues e ka marrë”, tha Petrovska.

Ajo shtoi se disa kompani kanë dorëzuar oferta dhe vlerëson se është joprofesionale të akuzohen profesionistët në Armatë për çfarëdo skandali korruptiv.

“Lidhur konkretisht me kompani, e keni parasysh se kemi lidhur edhe marrëvehsje Qeveri me Qeveri, akuzat ndaj ndonjë kompanie do të thotë akuza edhe ndaj Qeverisë së Republikës së Italisë se është pjesë e skandalit korruptiv. Mendoj se kjo diplomatikisht është e palejueshme”, tha Petrovska. 

Kapaciteti i ri dhe helikopterët do të jenë pjesë e VING-ut në Petrovec, në kuadër të kazermës dhe, siç tha Petrovska, aty do të ndërtohet ky kapacitet. Ajo tha se procedura ka filluar nga viti 2019, ndërsa do të kushtojë rreth 230 milionë euro. Mjetet për blerjen e tyre janë siguruar nga buxheti i këtij viti. 

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ​Pas deklaratës së Escobarit, frikë për kushte të reja në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës
Next Article Shumë njerëz nuk e dinë – vrima në derën e pasme të veturës kryen një funksion të rëndësishëm

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?