By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Petrovska: Maqedonia e Veriut është aleate e njohur e cila investon në mbrojtje dhe i përforcon vlerat e NATO-s
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Petrovska: Maqedonia e Veriut është aleate e njohur e cila investon në mbrojtje dhe i përforcon vlerat e NATO-s
Maqedoni

Petrovska: Maqedonia e Veriut është aleate e njohur e cila investon në mbrojtje dhe i përforcon vlerat e NATO-s

admin
Last updated: 15/02/2024 15:51
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 15 shkurt – NATO-ja është Aleancë mbrojtëse dhe ne nuk paraqesim kërcënim për askend, por jemi të bashkuar në angazhimin tonë të palihatshëm për t’i mbrojtur vendet tona aleate me mbi një miliardë njerëz, deklaroi sot në bruksel ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në fjalimin në takimin e Këshillit veriatlantik, që po mbahet në nivel të ministrave të mbrojtjes.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në mbledhjen e Këshillit në dy sesione u bisedua për unitetin transatlantik, planet për mbrojtje dhe kundërpërjgigje, investimet e rritura në mbrojtje dhe mbështetje aleate për Ukrainën.

“Maqedonia e Veriut është një prej 18 vendeve aleate të colat e përmbushën kriterin e dakorduar të përbashkët për të investuar së paku 2 për qind të bruto prodhimit vendor për mbrojtje. Këtë vit 2,05 për qind e BPV-së së vendit tonë apo 327 milionë euro do të investohen në mbrojtje, ndërsa prej ytre pothuajse një e treta është e dedikaur për modernizim dhe pajisje me çka përmbushet edhe kritei i dytë i NATO-s”, theksoi Petrovska.

Ajo theksoi se Armata e vendit tonë po kalon nëpër një proces të konsiderueshëm modernizimi dhe pajisjeje që e përforcon mbrojtjen nacionale, por edhe kolektive të NATO-s.

Petrovska potencoi se pjesëtarë të Armatës së RMV-së japin vulën e vet personale në përforcimin e sigurisë kolektive, mbrojtje dhe kundërpërgjigje, përmes pjesëmarrjes në forcat multinacionale të NATO-s në Letoni, Rumani dhe Bullgari.

Në takim u bë fjalë edhe për përgatitjet e Samitit të NATO-s që në korrik të këtij viti do të mbahet në Uashington, me çka do të shënohet edhe 75-vjetori i themelimit të Aleancës në vitin 1949, si mburojë kundër agresionit dhe aleancë më e suksesshme në historinë e  njerëzimit, e bazuar në lidhje të fuqishme transatlantike mes Evropës dhe Amerikës Veriore dhe angazhim për mbrojtje të përbashkët kolektive.

Së bashku me ministrat e tjerë të mbrojtjes të vendeve anëtare pjesëmarrëse në mbledhje, Petrovska shfaqi pritje se në Samitin në Uashington si anëtare e barabartë e NATO-s, do të marrë pjesë edhe Suedia, e cila është në procedurë anëtarësimi dhe në pritje të ratifikimit të marrëveshjes për anëtarësimin e saj nga ana e Parlamentit hungarez.

Në suaza të takimit minsitror u mbajt edhe takim i Këshillit NATO-Ukrainë, ku ministrja Petrovska e riafirmoi mbështetjen nga vendi për Kievin, duke cekur se ky shtet ka ët drejtë t’i mbrojë sovranitetin dhe integritetin e vet territorial.

“Mu prej fillimit ishim të qartë për qëndrimin tonë – agresioni rus e shkelë të drejtën ndërkombërare dhe rendin e bazuar në rregulla dhe parime. Deri më tani sollëm 12 vendime për ndohmë ushtarake dhe humanitare, në vend u trajnuan pjesëtarë të Armatës ukrainase dhe kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, theksoi Petrovska.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në margjina të mbledhjes së Këshillit veriatlantik, Petrovska së bashku me minsitrat e mbrojtjes të 13 vendeve aleate, mes të cilave edhe Gjermania, Franca. Norvegjia, Turqia, Holanda, Polonia, Danimarka, si dhe Suedia, nën patronatin e Mbretërisë së Bashkuar, nënshkroi Letër për qëllime për “Rritje të kapaciteteve prodhuese të municionit dhe rezistencës industriale” përmes Nismës multinacionale për furnizim të NATO-s.

Qëllimi i kësaj Nisme është avancimi i bashkëpunimit me instustrinë për sigurim të furnizimit disavjeçar multinacional të municionit, si dhe arritje të interoperabilitetit të shtuar dhe ulje të shpenzimeve për vendet anëtare pjesëmarrëse në Nismë.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Pullë postare dhe llogo e Gjykatës Kushtetuese me rastin e 60-vjetorit të ekzistimit
Next Article Shkupi nesër pa transport publik, të punësuarit në NPQ kërkojnë pagesë të rrogës së janarit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?