By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Petrovska për REL: Qeveria s’ka kapacitete për të bashkuar ASK-në dhe AK-në
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Petrovska për REL: Qeveria s’ka kapacitete për të bashkuar ASK-në dhe AK-në
MaqedoniTOP LAJM

Petrovska për REL: Qeveria s’ka kapacitete për të bashkuar ASK-në dhe AK-në

admin
Last updated: 17/11/2024 12:41
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 nëntor – Ish-Ministrja e Mbrojtjes, aktualisht deputete e LSDM-së, Slavjanka Petrovska, gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se Qeveria nuk ka kapacitete për të bashkuar Agjencinë për Siguri Kombëtare dhe Agjencinë për Kundërzbulim.

Pret se do të miratohet ligji që të ndryshohet drejtori i tashëm i ASK-së, emërimi i të cilit shkaktoi skandale. Lidhur me zhvillimet në sektorin e sigurisë, vlerëson se janë të këqija për një vend anëtar të NATO-s.

“Druaj se me presion të këtij skandali që lidhet me drejtorin e ASK-së, ata do të përpiqen që ta bëjnë sa më shpejtë të jetë e mundur dhe nuk do të befasohesha nëse në periudhën e ardhshme deri në fundvit, ky ligj të dorëzohet në Kuvend dhe mendoj se kjo do të jetë një mënyrë “elegante” se si ta heqin këtë drejtor dhe të emërojnë një të ri në shërbimin e përbashkët të intelegjencës” – tha Petrovska.

Petrovska është prononcuar edhe për zhvillimet e brendshme në LSDM. Sipas saj, mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen në parti e jo përmes rrjeteve sociale.

Petrovska ka mohuar se ka ambicje për t`u bërë pjesë e udhëheqësisë së socialdemokratëve.

“LSDM-ja ka obligim serioz, jo vetëm që ta përfundojë zgjedhjen e kryesisë por të zbatojë procese të brendshme që ndoshta nuk do të jenë të karakterit kadrovik, por do të jenë, do të thoja, ideologjikisht të ndërlidhur se si do të veprojmë në të ardhmen. Unë gëzohem që së shpejti do të mbahet Kongresi. Do të jetë zgjedhor dhe praktikisht partia do të ketë trupa që do të kenë legjitimitet të plotë” – tha Petrovska.

Më 24 Nëntor do të mbahet Kongresi i 30-të i LSDM-së, ku do të zgjidhet Kryesia e re Qendrore dhe do të bisedohet për politikat e ardhshme të partisë.

Konform vendimit të Këshillit Qendror, në Kongresin e 30-të do të propozohen ndryshime në Statutin e LSDM-së me emërimin edhe të një sekretari organizativ dhe me saktësimin e parimeve të barazisë gjinore për zgjedhjen e Zv/Kryetarit të LSDM-së.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare
Next Article LSDM: Qeveria aktuale rriti shpenzimet për automjete zyrtare dhe luks personal, nuk mendojnë për qytetarët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?