By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pezeshkian: Katari pritet të lirojë 6 miliardë dollarë nga asetet e ngrira, ndërsa bisedimet me SHBA-në vështirësohen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Pezeshkian: Katari pritet të lirojë 6 miliardë dollarë nga asetet e ngrira, ndërsa bisedimet me SHBA-në vështirësohen
Bota

Pezeshkian: Katari pritet të lirojë 6 miliardë dollarë nga asetet e ngrira, ndërsa bisedimet me SHBA-në vështirësohen

admin
Last updated: 29/06/2026 13:41
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Dubai, 29 qershor, Zhurnal.mk – Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian deklaroi sot se, 6 miliardë dollarë asete iraniane të ngrira, do të lirohen nga Katari, ndërsa negociatat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me vështirësi, pas sulmeve në rajonin e Gjirit Persik gjatë fundjavës, raportoi AP.

Pezeshkian sugjeroi se fondet, janë pjesë e një marrëveshjeje të përkohshme, në një moment kur tensionet në Ngushticën e Hormuzit janë rritur, pas përpjekjeve për të hapur ujërat territoriale të Omanit, për trafikun detar hyrës dhe dalës nga Gjiri Persik.

Sipas tij, sulmet dhe kërcënimet e Iranit, kanë penguar lëvizjen e anijeve dhe tankerëve në këtë korridor strategjik, përmes të cilit, kalon rreth një e pesta e tregtisë globale të naftës dhe gazit natyror, duke krijuar shqetësime për një krizë energjetike.

Ngushtica e Hormuzit, konsiderohet prej kohësh një rrugë ujore ndërkombëtare, pavarësisht se ndodhet brenda ujërave territoriale të Iranit dhe Omanit.

Ditët e fundit, Irani ka sulmuar dy herë, anije që kalonin pranë pjesës së Omanit, duke nxitur sulme ajrore hakmarrëse amerikane dhe duke rritur frikën se, negociatat për një përfundim formal të konfliktit, mund të dështojnë.

Gjithashtu, Irani kreu dje sulme me dronë dhe raketa ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit.

Pakistani, që luan rol ndërmjetësues, njoftoi se bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit, pritet të rifillojnë të martën mbi kushtet e një marrëveshjeje të përkohshme.

Administrata amerikane deklaroi se asgjë nuk është anuluar dhe se negociatat teknike, janë ende në plan për ditët në vijim, ndërsa Irani nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij.

Pezeshkian e përshkroi marrëveshjen e përkohshme si “një fitore të madhe për popullin iranian”, duke thënë se 6 miliardë dollarë, nga gjithsej 12 miliardë dollarë asete iraniane, në Katar, do të lirohen dhe do të kthehen në vend. Ai nuk dha detaje të mëtejshme.

Presidenti iranian, një figurë reformiste brenda sistemit teokratik të vendit, është zyrtari më i lartë që konfirmon publikisht, lëshimin e fondeve të bllokuara në Katar, një vend që së bashku me Pakistanin po luan rol kyç në ndërmjetësimin e bisedimeve.

Deri tani, zyrtarët amerikanë, thonë se nuk është liruar asnjë fond i ngrirë iranian, ndërsa as Katari nuk ka konfirmuar ndonjë transferim të tillë.

You Might Also Like

Tragjedia në Gjermani: Pesë personat u vranë te një qendër e të rinjve, dalin pamjet

Spanja arreston kreun e mafias “Ndrangheta” më të kërkuar të Italisë, “Don Mico”

Franca regjistron rreth 1 000 vdekje shtesë ndërsa nxehtësia ekstreme thyen rekordet evropiane

Të paktën 1 450 të vdekur dhe 33 të mbijetuar pas tërmeteve

Irani dhe Omani nisin bisedimet për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Izraeli drejt njohjes zyrtare të gjenocidit armen, Turqia reagon ashpër
Next Article Wadephul rikonfirmon unitetin e NATO-s përpara bisedimeve me Rubio
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Selvija me dedikim prekës: Shpat, unë e Roeli kemi shumë nevojë për ty
Showbizz
Filipçe: LSDM do ta bllokojë Kodin Zgjedhor sepse i hap derën vjedhjes së zgjedhjeve
Maqedoni
Fantastike: Jon Kuka e mposht serbin Markovic në “repesazh” me Ippon
Sport
Zyrtare: Enzo Maresca trajner i Man Cityt
Sport

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?