By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pezullimi i takimeve nga BE-ja me Kurtin dhe ministrat në detyrë deri në formimin e institucioneve, reagimi nga ekzekutivi dhe deklaratat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pezullimi i takimeve nga BE-ja me Kurtin dhe ministrat në detyrë deri në formimin e institucioneve, reagimi nga ekzekutivi dhe deklaratat
Maqedoni

Pezullimi i takimeve nga BE-ja me Kurtin dhe ministrat në detyrë deri në formimin e institucioneve, reagimi nga ekzekutivi dhe deklaratat

admin
Last updated: 29/08/2025 08:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Një ditë më parë u bë e ditur se Bashkimi Evropian ka pezulluar mbajtjen e takimeve me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe me ministrat e kabinetit të tij brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë.

Në një letër drejtuar Kurtit më 8 gusht 2025, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Aivo Orav, ka theksuar se ky vendim pason aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës të 25 qershorit, e cila shpalli të pavlefshëm një udhëzim administrativ të Ministrisë së Financave, duke u thirrur në nenin kushtetues që ndalon ushtrimin e njëkohshëm të funksioneve ministrore dhe parlamentare.

“Ky vendim riafirmon përkushtimin tonë ndaj sundimit të ligjit, llogaridhënies demokratike dhe integritetit institucional. Vizitorët e nivelit të lartë nga BE-ja dhe shtetet anëtare përkohësisht do të përmbahen nga takimet brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa të formohet një qeveri e re,” thuhet në letrën e Oravit që ka siguruar Telegrafi.

Ai ka shtuar se qëllimi i këtij vendimi është shmangia e pasigurive dhe keqinterpretimeve, siç kishte ndodhur gjatë vizitës së fundit të përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Megjithatë, BE-ja thekson se mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj Kosovës dhe se bashkëpunimi me homologët përkatës në fusha kyçe do të vazhdojë.

“Shpresojmë që një qeveri me mandat të plotë të formohet pa vonesa të tjera, në mënyrë që të rifillojmë bashkëpunimin e plotë dhe të thellojmë më tej marrëdhëniet tona politike dhe ekonomike,” përfundon letra e BE-së.

E lidhur me këtë kanë reaguar nga Qeveria e Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu ka thënë se Kurti mbetet kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës dhe se Kryeministria është vendi i tij i punës.

“Kushdo që kërkon takim me kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës duhet të vijë në vendin ku punon kryeministri. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se nuk mund të zhvillohen takime pune edhe jashtë zyrës së tij, por për këtë duhet të ketë dakordim të palëve”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Takime jashtë mjediseve të Kryeministrisë kanë ndodhur edhe në të kaluarën, edhe kur ai ka qenë me mandat të plotë,” tha Kryeziu për media.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-këshilltari i kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashi, i cili ka kërkuar një qasje më të ashpër ndaj Brukselit.

“Kryeministri i Kosovës, nëse ka këllqe, duhet me i thanë Zyrës së BE-së në Kosovë: brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës ju pres veç kur ta njihni Kosovën shtet të pavarur e sovran”, ka shkruar Gashi.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Superkompjuteri me Al ndihmon në zbulimin e vaksinës kundër kancerit
Next Article Tensionet midis SHBA-së dhe Venezuelës po arrijnë kulmin – anijet luftarake amerikane kanë arritur në Karaibe

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?