By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Piktura më e keqkuptuar e JMW Turnerit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Piktura më e keqkuptuar e JMW Turnerit
Kulturë

Piktura më e keqkuptuar e JMW Turnerit

admin
Last updated: 18/04/2025 12:31
By admin 12 Min Read
Share
SHARE

Nga: Matt Wilson / BBC
Përkthimi: Telegrafi.com

Lundrimi i fundit i Temererit [The Fighting Temeraire] i JMW Turnerit, u bë një simbol kombëtar që në shfaqjen e saj të parë në vitin 1839, dhe fama e saj ka mbijetuar deri në ditët e sotme. Dikur është votuar si piktura më e dashur për britanikët dhe aktualisht ndodhet në kartëmonedhën prej 20 paundëve. Por, në fakt, interpretimi i përhapur i mesazhit të kësaj pikture ikonike mund të jetë në kundërshtim me qëllimet e vërteta të Turnerit.

“Temereri” i përmendur në titull i referohet një anijeje luftarake britanike me 98 topa, e cila paraqitet në sfondin e pikturës. Ajo ishte një heroinë në mbrojtjen e Britanisë kundër Francës, gjatë Luftërave Napoleonike, por tërhoqi vëmendjen e publikut në vitin 1838 kur u çmontua dhe pjesët e saj u shitën. Piktura e Turnerit paraqet këtë gladiator dikur të fuqishëm të deteve, teksa tërhiqet përgjatë lumit të Temzës nga një rimorkiator me avull – një shpikje më e re e asaj kohe.

Një segment i shkurtër në filmin e Xhems Bondit të vitit 2012, Skajfoli [Skyfall], mbërthen perceptimin popullor për pikturën. Në skenë, Bondi (Daniel Craig) takohet me Q-në (Ben Whishaw), shefin e tij të ri të kërkimit dhe zhvillimit, në Galerinë Kombëtare të Londrës, dhe ata ulen përballë Lundrimit të fundit të Temererit. “Gjithmonë më bën të ndihem paksa i trishtuar”, thotë teknologu i ri Q, duke thumbuar qëllimshëm 007-shin si agjent i vjetër terreni. “Një anije madhështore luftarake që tërhiqet në mënyrë të turpshme për skrap”.

Kjo pasqyron bindjen e përhapur se piktura ngjall një ndjenjë nostalgjie dhe lavdie të venitur kombëtare. Sipas këtij interpretimi, Temereri fantazmë është heroinë e pikturës, ndërsa rimorkiatori është “armik”. Në shekullin XIX, shkrimtari anglez William Makepeace Thackeray e quajti rimorkiatorin “një avullore e vogël, keqdashëse dhe djallëzore”, ndërsa romancieri amerikan Herman Melville e cilësoi si “një xhuxh avullore” në krahasim me “Titanin Temerer”.

Një nga besimet më të zakonshme rreth Lundrimit të fundit të Temererit është se ngjall ndjenjën e lavdisë së shuar kombëtare

Mund të kuptohet pse publiku i kohës së Turnerit mund të kishte simpati për Anijen e Lartmadhërisë së Tij/Saj [HMS] Temeraire që ishte përulur dhe ndihej e trishtuar për fatin e saj. Në vitin 1804, ajo kishte luajtur një rol vendimtar në bllokimin e porteve franceze dhe mbrojtjen e bregdetit britanik. Por, momenti i saj më i lavdishëm ndodhi pasditen e 21 tetorit 1805, në Oqeanin Atlantik, pranë bregdetit jugperëndimor të Spanjës.

Në këtë çast vendimtar, Beteja e Trafalgarit – një betejë detare e përgjakshme mes Marinës Mbretërore Britanike dhe flotave të bashkuara të Spanjës dhe Francës – arriti kulmin. Anija kryesore e admirali Lord Nelson, Viktori [HMS Victory], kishte udhëhequr sulmin, por po bombardohej nga anija franceze Redubtibel [Redoubtable]. Atëherë, përmes tymit të topave, doli Temereri, ndjekur nga një flota britanike e etur për luftë. Temereri bombardoi Redubtibelin me artilerinë e saj dhe u përball me një breshëri të ashpër topash si kundërpërgjigje – një sulm që shpoi anijen dhe mbuloi kuvertën me gjak. Por, si një luftëtar i qëndrueshëm, Temereri e përballoi betejën. Ajo mbrojti me trimëri anijen flamurtare dhe luajti një rol vendimtar në fitoren përfundimtare të marinës britanike në Betejën e Trafalgarit.

Turneri ishte 64 vjeç kur pikturoi Lundrimin e fundit të Temererit. Ai lindi në vitin 1775, në një lagje të varfër pranë Kovent Gardenit në Londër, por arriti të regjistrohej në Akademinë Mbretërore të Arteve në moshën 14-vjeçare. U bë piktor akademik në moshën e re 24-vjeçare dhe profesor i perspektivës kur ishte vetëm 32 vjeç. Megjithatë, edhe pse shoqërohej me njerëz të mëdhenj e të rëndësishëm, ai nuk pranoi kurrë të zbuste theksin e tij kokni [të shtresës së ulët londineze] apo të përmirësonte sjelljen. Ishte gjithashtu një sipërmarrës i jashtëzakonshëm – hapi galerinë e tij private, kërkonte mbështetjen e patronëve të pasur dhe ishte gjithmonë në kërkim të projekteve tërheqëse artistike dhe fitimprurëse të cilat mund të tërhiqnin një vëmendje të gjerë. Në një aspekt, Lundrimi i fundit i Temererit përmbush dëshirën e tij për popullaritet të gjerë duke shfrytëzuar ndjenjën e krenarisë kombëtare të publikut.

Por, ka një mesazh edhe më të rëndësishëm që duhet nxjerrë nga kjo pikturë sesa patriotizmi dhe ndjeshmëria. Ka të bëjë me rimorkiatorin e shumëpërfolur: pika e vërtetë qendrore e veprës.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Fuqia me avull ishte mrekullia mekanike e re e kohës së Turnerit dhe qëndrimi i tij ndaj kësaj teknologjie të re ishte shumë më kompleks sesa e perceptonin Thackeray, Melville apo Q. Në vepra të tjera të Turnerit, si Stuhi dëbore – anija me avull [Snow Storm – Steam-Boat, 1842] dhe Shi, avull dhe shpejtësi [Rain, Steam and Speed, 1844], shihet qartë magjepsja e tij me makineritë moderne dhe ndikimi i tyre transformues mbi përvojën individuale, mjedisin dhe shoqërinë në tërësi. Kjo qëndron në kontrast të fortë me rivalin e tij të madh, John Constable, prindërit e të cilit vinin nga elita dhe pikturat e të cilit në përgjithësi anashkalonin ndryshimet e mëdha që po transformonin ishujt britanikë në atë kohë.

Në pikturën ikonike të Constableit të vitit 1821, Qerrja e sanës [The Hay Wain], një karrocë arkaike largohet butësisht nga shikuesi drejt një peizazhi pastoral anglez. Ndërsa te Lundrimi i fundit i Temererit i Turnerit, ne ndodhemi përballë një përplasjeje të pashmangshme me forcën e pandalshme të industrisë.

Përderisa John Constable paraqiste fshatin britanik si të qetë dhe piktoresk, Turneri përqafoi nëpërmjet artit të tij ndryshimet që po përfshinin shoqërinë

Kjo pasqyronte realitetin e kohës. Kur u pikturua Lundrimi i fundit i Temererit, Marina Mbretërore po përdorte gjithnjë e më shumë anije me avull për të tërhequr anijet më të mëdha. Po bëheshin tashmë hapat për të zëvendësuar flotën me vela me fregata të reja me avull. Por, fundi i Temererit nuk ishte thjesht një përmirësim i zakonshëm i armatimeve. Kjo përbënte një revolucion të veçantë në lundrim. Prej mijëra vjetësh, detarët e kishin mbështetur lundrimin në erë dhe në lopata. Tani, motorët me avull ua jepnin mundësinë të kapërcenin teket e erës, kanalet e cekëta dhe ritmet e baticave – në thelb, të tejkalonin vetë natyrën. E ardhmja do të nxitej nga avulli, por askush në vitet ‘30 të shekullit XIX nuk mund ta parashikonte saktësisht se si kjo do të ndikonte në të ardhmen e transportit, tregtisë dhe luftës detare. Ajo që Turner dinte me siguri ishte se, që nga Odiseja e Homerit, lundrimi kishte funksionuar si një simbol i thellë i udhëtimit të jetës në art dhe letërsi. Dhe, kështu, duke bashkuar në mënyrë të paharrueshme të vjetrën me të renë në pikturën e tij, ai na paraqet një metamorfozë të fuqishme – fillimin e një cikli të ri pas-industrial në historinë njerëzore.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Turnerit ishte i vetëdijshëm për përgjegjësinë e artistëve në kohë ndryshimesh të pakthyeshme historike. Për të, mjeshtëria e vjetër e paraqitjes së anijeve prej druri, me velat, litarët dhe zbukurimet e tyre të gdhendura, po bëhej e vjetruar. Ai kuptoi se sfida për çdo artist (dhe për çdo anëtar të shoqërisë), në epokën moderne, ishte të zbulonte bukurinë dhe domethënien në të renë – dhe në objektet që më parë nuk kishin qenë pjesë e artit, si oxhakët prej hekuri, pistonat, valvulat dhe rrotat lundruese. Në Lundrimin e fundit të Temererit, ngjitja e tij drejt kësaj sfide është e përmbledhur në një simbol vërtet të paharrueshëm dhe pa kompromis.

Turneri madje përshtati teknikën e tij pikturale për të shprehur transformimet teknologjike dhe shoqërore që po ndodhnin në botën përreth tij. Në Lundrimin e fundit të Temererit ai përdori ngjyra të porsashpikura, si e verdha limon [Lemon Yellow] dhe e kuqja e ndezur [Scarlet Lake]. Analiza e pigmenteve të përdorura në pikturë gjithashtu tregon se ai përfshiu përbërës nga kuzhina e tij për t’u dhënë ngjyrave efekte të veçanta – si dhjamë kafshësh, yndyrë gatimi apo edhe vaj sallate.

Interesi i tij për teknologjinë e re dhe kërkimi i teknikave inovative për t’i përfaqësuar ato, ndikuan drejtpërdrejt te gjenerata e ardhshme e piktorëve avangardë. Claude Monet dhe Camille Pissarro u mahnitën nga arti i Turnerit. Një gravurë e pikturës së tij, Shi, avull dhe shpejtësi (e cila paraqet një tren që rrëshqet mbi urën e Midenhedit) u shfaq madje në Ekspozitën e Parë Impresioniste në Paris, në vitin 1874 – një ngjarje kyçe në historinë e artit modern.

Lokomotiva [La Locomotive] e vitit 1873 e piktorit Félix Bracquemond, bazuar në veprën Shi, avull dhe shpejtësi të Turnerit, u shfaq në Paris më 1874

Në vitin 2025 do të zhvillohen ekspozita të ndryshme për të shënuar 250-vjetorin e lindjes së Turner. Por, për të vlerësuar plotësisht këtë artist të jashtëzakonshëm, është e rëndësishme të kuptohet kuptimi i vërtetë i kryeveprës së tij, Lundrimi i fundit i Temererit.

Shpesh ajo është interpretuar si një imazh melankolik, një vajtim i pikëlluar për lavditë e së kaluarës dhe si një mënyrë e humbur jetese. Por, ky interpretim e humb thelbin e veprës. Lundrimi i fundit i Temererit në të vërtetë flet për transformim dhe pashmangshmërinë e ndryshimit, jo për nostalgji. Mësimet më të rëndësishme që nxirren nga kjo vepër kanë të bëjnë me qëndrimin dhe këndvështrimin e Turnerit. Ajo mishëron refuzimin e tij për t’u trembur nga risia ose për t’u skllavëruar nga vlerat tradicionale artistike. Kërkimi i tij për të zbuluar bukurinë dhe madhështinë e përvojës moderne, dhe për të lënë të kaluarën pas, është shprehur në mënyrë madhështore në Lundrimin e fundit të Temererit. Dhe, këto cilësi janë, në të vërtetë, trashëgimia e tij më e qëndrueshme për artin modern.

You Might Also Like

Pllakatë në Paris në nder të Ismail Kadaresë, aty ku shkrimtari shkroi faqet më të bukura letrare

Lamtumirë miku im Nonda Kajno!

PESHKATARI

Doku n’Çarshi! – Java Kulturore e Çairit

Ndahet nga jeta Arsim Abazi, koleg i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Osmani përkujton dëshmorët e Prishtinës: Kujtimi për ta nuk është vetëm nderim, por zotim se do të punojmë çdo ditë për një shtet të drejtë
Next Article Rovena Stefa publikon fotografi nga prapaskenat e klipit, momente shumë të afërta me Atillën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?