By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pink-pongu në vend është në zhdukje e sipër si sport për shkak të mosinteresimit nga ana e institucioneve për të investuar në hapësira sportive
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Pink-pongu në vend është në zhdukje e sipër si sport për shkak të mosinteresimit nga ana e institucioneve për të investuar në hapësira sportive
Sport

Pink-pongu në vend është në zhdukje e sipër si sport për shkak të mosinteresimit nga ana e institucioneve për të investuar në hapësira sportive

admin
Last updated: 10/11/2024 17:45
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Sporti i ping pongut është jashtëzakonisht i popullarizuar ndërkombëtarisht, por viteve të fundit po humb shkëlqimin te gjeneratat e reja në vendin tonë. Ato më të vjetrat e kujtojmë përmes sukseseve individuale dhe në nivel të klubit. I tillë është rasti me Agon Saitin i cili mban rekordin me 13 tituj individual në kategorinë e seniorëve në Maqedoni, ndërsa të shumtë janë trofetë në kategoritë më të reja. Tani si profesor universitar mundohet që të përcjell njohurit e tij gjeneratave të reja, të cilat po mungojnë.

“Është për të ardhur keq që sipas meje dhe ekspertëve dhe njohësve të mirë të sportit , ping pongu bie në nivelin e sporteve të ndërlikuara, edhe atraktive dhe është interesante për gjeneratat e reja, por edhe për ata që janë në moshë, ose më të moshuarit… . Mirëpo ping pongu si sportet e tjera të vogla, nëse nuk ka përkrahje nga shteti, me të hollat të cilat mund të sigurojnë të themi mbarëvajtjen e proceseve stërvitore është e pamundur të ekzistonim”, tha Agon Saiti, trajner te Klubi i ping pongut “Risovi”.

Kushtet e vështira dhe mospasja e një palestre të specializuar, janë një nga problemet më kryesoret, të cilat po e godasin këtë sport viteve të fundit.

“Te ne, lojtarët e Maqedonisë, në vitet e fundit, nuk arrijnë që të paraqiten në mënyrë dinjitoze , e jo më të flasim për ndonjë titull ose rezultat. Fillimisht kështu do të kishte qenë, nëse unë isha pjesë e Federatës, të organizohemi në nivelin e infrastrukturës, të investohet në një sallë, sidomos Shkupit i mungon një sallë profesionale për ping pong”, shtoi Agon Saiti, trajner te Klubi i ping pongut “Risovi”.

Saiti akuzon edhe Federatën e Ping Pungut të Maqedonisë, e cila ka buxhetin e madh, por se të hollat harxhohen sa për sy e faqe.

“Federata për momentin ka të holla më së shumti si asnjëherë në historinë e vet, sidomos këto 3 -4 vitet e fundit, kam dëgjuar se shifrat arrin deri më 120-130 mijë euro, të cilat deri tani kanë qenë të paimagjinueshme në kohën kur unë kam luajtur. Ato të holla nuk e di se si menaxhohen por kryesisht janë në pro forma. Organizojnë aktivitet vetëm me qëllim që të dalin me foto dhe të arsyetojnë ato mjetet të cilat i kanë marrë prej Agjencisë, por aspak nuk shkojnë aty ku duhet”, deklaroi Agon Saiti, trajner te Klubi i ping pongut “Risovi”.

Saiti planifikon që të ndryshojë emrin e klubin në një emër ndërkombëtar, me të cilin do të nxisë sponsorët e ndryshëm që të përkrahin fëmijët që të merren me këtë sport, ndërsa në klubin e ri fëmijët do të shoqëroheshin edhe në aktivitet e tjera plotësuese.

“Sporti përndryshe nënkupton edhe edukim, zhvillim të drejtë. Krijojmë në klub edhe shprehi pozitive në klub. Neve si klub përveç ping ponguit do të organizojmë edhe skijim ose ecje në male, kështu që nuk është vetëm rezultati por është shumë më tepër se sa ajo që mund një prind të imagjinojë”, u shpreh Agon Saiti, trajner te Klubi i ping pongut “Risovi”.

You Might Also Like

Tifozët e Omonias mblidhen në Prishtinë para duelit me Dritën në Conference League

Asani pas golit në Championsin aziatik: “Së bashku luftojmë, së bashku fitojmë”

Rasmus Hojlund dhe Amir Rrahmani ende në dyshim për ndeshjen ndaj Interit

Xabi Alonso: Guler është një kombinim në mes Ozilit dhe Gutit

Nga Asani te Manaj, Shqipëria i ka heronjtë e saj, Kuqezinjtë e ëndërrojnë Botërorin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ngrohja me dru vazhdon të llogaritet si një ndër shkaktarët kryesorë për ndotjen e ajrit
Next Article Arben Taravari rizgjidhet kryetar i ASH-së, ja fjalimi i tij

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?