By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pirdeni: Çojmë përpara axhendën e reformave për institucione transparente dhe llogaridhënëse
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Pirdeni: Çojmë përpara axhendën e reformave për institucione transparente dhe llogaridhënëse
Shqipëri

Pirdeni: Çojmë përpara axhendën e reformave për institucione transparente dhe llogaridhënëse

admin
Last updated: 14/11/2024 15:03
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot në takimin e Ballkanit Perëndimor për Qeverisjen e Hapur se tre faktor kyç, transparenca, integriteti dhe llogaridhënia në administratë dhe institucione, do të jenë pjesë e pandarë e rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Shqipëria mirëpriti sot për herë të parë takimin e Ballkanit Perëndimor për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur (OGP), ku të pranishëm ishin Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal i Republikës së Kosovës, Dragiša Janjušević, Sekretar Shteti për Administratën Publike i Malit të Zi, Goran Mincev, ministër i Administratës Publike i Maqedonisë së Veriut, Jelena Žarić Kovačević, ministër i Administratës Publike dhe Qeverisjes Vendore i Serbisë, Elvir Mahmuzić, zëvendësministër i Drejtësisë i Bosnje dhe Hercegovinës.

Takimi nisi me Sesionin Ministror të Ballkanit Perëndimor, ku Ministrat që udhëheqin agjendën për qeverisjen e hapur në vendet e rajonit, ndanë përvojat dhe prioritetet e tyre në këtë agjendë.

Mes të tjerash, Ministrat diskutuan për ndërtimin e një strategjie të përbashkët për përballimin e sfidave rajonale në drejtim të qeverisjes së hapur dhe transparente.

Në fjalën e saj hapëse, ministrja Pirdeni theksoi se ky takim është një dëshmi e përkushtimit të palëkundur të Shqipërisë për të zbatuar reformat dhe për të përforcuar transparencë dhe llogaridhënien në sektorin publik.

“Është kënaqësi t’ju mirëpresim në Tiranë për Takimin e parë Rajonal të OGP-së për Ballkanin Perëndimor, duke e kthyer kryeqytetin tonë në një qendër dinamike për agjendën e qeverisjes së hapur. Gjatë dy ditëve në vijim, do të fokusohemi në transparencën, përgjegjshmërinë dhe angazhimin qytetar,  jo vetëm për të vlerësuar progresin tonë, por për të ndërtuar një rrugë të guximshme përpara”, tha Pirdeni.

“Që nga anëtarësimi në OGP në vitin 2011, Shqipëria ka punuar me intensitet drejt qeverisjes së hapur. Me çdo Plan Kombëtar Veprimi, përfshirë planin tonë të gjashtë aktual, ne kemi vendosur synime ambicioze që na shtyjnë drejt një qeverie që nuk është vetëm transparente në fjalë, por edhe llogaridhënëse në veprime. Ky plan i gjashtë veprimi është pjesë integrale e Udhërrëfyesit tonë më të gjerë për vitin 2030, një vizion që harmonizohet me rrugëtimin tonë të integrimit në BE, duke e drejtuar Shqipërinë drejt një qeverisjeje moderne, digjitale dhe me fokus qytetarin”, u shpreh ministrja.

Pirdeni nwnvizoi se, teksa integrimi në BE dhe agjenda për qeverisje të hapur janë shtylla të veçanta, ato janë thellësisht të ndërlidhura.

“Angazhimet tona për qeverisjen e hapur thellojnë përafrimin tonë me standardet e BE-së, ndërsa aspiratat për anëtarësim në BE ushqejnë rrugëtimin tonë drejt një qeverisjeje vërtet të hapur. Ky angazhim i dyfishtë përforcohet edhe nga prania e Delegacionit të Bashkimit Evropian sot në këtë diskutim, si një partner i çmuar, mbështetja e të cilit forcon përpjekjet tona për të zgjeruar praktikat e qeverisjes së hapur jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha ministrja Pirdeni.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Takimi bashkoi mbi 60 përfaqësues nga rajoni dhe vendet partnere, përfshirë institucionet qeveritare, shoqëria civile, akademikët dhe sektorin privat.

Shqipëria, e cila është anëtare e OGP-së që prej themelimit të iniciativës nga viti 2011, ka zhvilluar dhe zbatuar gjashtë Plane Kombëtare Veprimi, të cilat përfshijnë një numër angazhimesh për rritjen e transparencës, thellimin e luftës kundër korrupsionit, përmirësimin e qasjes së qytetarëve në drejtësi dhe garantimin e shërbimeve publike gjithëpërfshirëse.

Ky event i rëndësishëm rajonal organizohet nga Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, në bashkëpunim me OGP dhe Shkollën Rajonale Evropiane të Administratës Publike (ReSPA), me qëllim promovimin e integritetit dhe transparencës institucionale, për të fuqizuar pjesëmarrjen e qytetarëve në qeverisje, dhe për të shfrytëzuar teknologjitë e reja drejt forcimit të qeverisjes llogaridhënëse.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Takimi i Ballkanit Perëndimor për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur (OGP), do të zhvillohet në Tiranë deri në datën 15 nëntor 2024.

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ngjarja në Shkodër, Hoxha: Të zbardhet plotësisht, autorët duhet të shkojnë prapa hekurave
Next Article Është ndërprerë Komisioni kuvendor për politikë sociale, demografi dhe të rinj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?