By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pisonero: BE-ja pret të gjitha forcat politike në Maqedoni të Veriut ta mbështesin përparimin në rrugën evropiane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pisonero: BE-ja pret të gjitha forcat politike në Maqedoni të Veriut ta mbështesin përparimin në rrugën evropiane
Maqedoni

Pisonero: BE-ja pret të gjitha forcat politike në Maqedoni të Veriut ta mbështesin përparimin në rrugën evropiane

admin
Last updated: 07/05/2024 14:52
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 7 maj – Bashkimi Evropian beson se të gjitha forcat politike në Maqedoni të Veriut do ta mbështesin përparimin e vendit në rrugën evropiane, porositi sot zëdhënësja e Komisionit evropian për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Ana Pisonero lidhur me pritjet nga zgjedhjet e nesërme presidenciale dhe parlamentare.

“Ne qartë e mbështesim perspektivën për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE dhe shpresojmë se do të kemi mundësi ta hapim procesin negociues sa më aprë”, deklaroi Pisonero, duke cekur se BE-ja e ndjekë me kujdes procesin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

Ajo theksoi se Këshilli i Evropës në konkludimet e veta dha indikacione të qarta për pritjet e tij nga vendi, duke potencuar se “Maqedonia e Veriut u obligua ta ndryshojë Kushtetutën”.

Në konkludimet kushtuar zgjerimit nga samitet e fundit të BE-së ceket se Këshilli i Evropës është i gatshëm ta thërrasë Konferencën e ardhshme ndërqeveritare pa shtyrje shtesë dhe pa vendim politik shtesë në kohë sa më të shpejtë.

Maqedonia e Veriut do ta zbatojë angazhimin e vet për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në pajtim me procedurat e veta të brendshme, siç është cekur në Konkludimet e Këshillit nga korriku i vitit 2022. Këshilli i bën thirrje Maqedonisë së Veriut ta përshpejtojë miratimin e këtyre ndryshimeve, pas çka është i gatshëm ta hapë klasterin e parë negociues sa më shpejtë të jetë e mundur, në pajtim me Kornizën negociuese.

“Shpresoj se edhe Maqedonia e Veriut edhe Shqipëria do të mund t’i hapin negociatat rreth Klasterit të parë – Të drejtat themelore, sa më parë të jetë e mundur. Vendimi se kur do të thirren Konferencat e ardhshme ndërqeveritare tani është në duart e vendeve anëtare”, shtoi Pisonero.

Në pyetjen nëse procesi gjyqësor kundër prefektit shqiptar, pjesëtar i pakicës greke në vend, që është shkak Grreqia ta bllokojë në fillim të negociatave të Shqipërisë sipas klasterëve, BE-ja e konsideron si kontest bilateral apo çështje lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut, Pisonero deklaroi se Komisioni nuk komenton procedura të cialt janë në rrjedhë, por konsideorn se çështjet bilaterale nuk do të duhej  të ishin shkak për bllokim të procesit negociues.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Linjë telefonike pa pagesë të Avokatit të Popullit për shkelje të të drejtës së votës
Next Article Shënohet Dita e policisë së Maqedonisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?