By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: PL: Të ndalen sekuestrimet e produkteve të freskëta vendase
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > PL: Të ndalen sekuestrimet e produkteve të freskëta vendase
Shqipëri

PL: Të ndalen sekuestrimet e produkteve të freskëta vendase

admin
Last updated: 15/07/2025 13:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Zv.sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu u shpreh në një deklaratë për shtyp sot se, “qeveria shqiptare ka vendosur t’i shpallë luftë fermerit shqiptar, t’i vërë gjoba atij që prodhon, dhe ta bëjë mallin vendas më të shtrenjtë se ai i importuar”.

Sipas saj, “sekuestrimi i qumështit të papërpunuar nga fermerët, me pretendimin e mungesës së faturës tatimore, është vetëm simboli më i fundit i kësaj politike antiproduktive dhe antikombëtare”.

“Në vend që shteti të ndërtojë infrastrukturën e munguar të grumbullimit, certifikimit, ftohjes dhe përpunimit, ai dërgon inspektorët për të gjobitur fshatarin”, tha Haxhiu, teksa shtoi se, “në çdo vend të Bashkimit Europian, fermeri është partneri më i rëndësishëm i shtetit në garantimin e ushqimit për popullsinë. /j.p/

Haxhiu theksoi se, “Partia e Lirisë kërkon ndalim të menjëhershëm të sekuestrimeve të produkteve vendase të freskëta, derisa të krijohet një sistem real dhe i drejtë për grumbullim dhe certifikim.

Rritje të buxhetit për bujqësinë në vitin 2025, për të garantuar mbështetje reale dhe jo thjesht propagandë.

Reduktimin e TVSH-së 20% në 5% mbi prodhimet bujqësore vendase – Shqipëria është i vetmi vend në Europë që aplikon këtë taksë absurde ndaj prodhimit vendas.

Ndërtimin e një sistemi të drejtë dhe transparent subvencionesh, që përkrah ata që punojnë, jo ata që abuzojnë.

Kthimin e bujqësisë dhe  sigurisë ushqimore në prioritet strategjik të zhvillimit kombëtar”.

“Bujqësia është një prioritet shumë i rëndësishëm , ndër 5 prioritetet tona, sepse nuk ka të bëjë vetëm me koston e jetesës, problemet me ushqimin, por ka të bëjë me decentralizimin e popullsisë dhe me kthimin dhe riintegrimin e shqiptarëve në vendlindjet e tyre”, tha Haxhiu.

You Might Also Like

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion

Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik

Balla në Paskuqan, nis zbatimi i “Rilindjes 2.0” në terren

Kos: BE mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Haxhiu: Kemi dorëzuar pr/ligjin me çka do të ndahen vauçerë për blerje të kompjuterëve, vlen për të gjithë studentët!
Next Article Gjashtë anëtarë të grupit të Gërçecit dënohen me gjithsej 50 vjet e gjysmë burgim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?