By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Plotësohen 100 kuotat për pranim në Akademinë e Sigurisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Plotësohen 100 kuotat për pranim në Akademinë e Sigurisë
Shqipëri

Plotësohen 100 kuotat për pranim në Akademinë e Sigurisë

admin
Last updated: 05/09/2024 14:10
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

100 kuotat për pranim në Akademinë e Sigurisë janë plotësuar. pas një konkurrimi të hapur dhe transparent, njoftoi sot Policia e Shtetit.

Gjatë muajve korrik dhe gusht 2024 u zhvillua procesi i konkurrimit dhe regjistrimit të aplikantëve për ndjekjen e programit të studimit “Siguria dhe Hetimi”, cikli i parë “Bachelor”, për vitin akademik 2024-2025, në Akademinë e Sigurisë.

Procesi i konkurrimit u hap për 150 kuota të lira, nga të cilat 100 kuota për shtetasit që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, 50 kuota për punonjësit e rolit bazë, pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit.

Hapja e fazës së konkurrimeve për 100 vende ishte e dedikuar për shtetasit, të cilët sapo kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë dhe aplikimi u realizua vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Kjo ishte një risi për Policinë e Shtetit, pasi prej mëse 18 vitesh procesi i pranimit të kësaj kategorie ka qenë i mbyllur, për shkak të ndryshimit të procesit të arsimit policor.

Gjatë këtij viti, procesi i pranimit në Akademinë e Sigurisë ka qenë i gjatë dhe ka kaluar nëpërmjet sensibilizimit të të rinjve në të gjitha rrethet e Shqipërisë.

Gjatë procesit të aplikimit në portalin U-Albania rezultoi se kanë përzgjedhur programin e studimit “Siguria dhe hetimi”, 1156 aplikantë.

Në fazën e regjistrimit paraprak janë paraqitur në Akademinë e Sigurisë 193 prej tyre.

Aplikantët, sipas procedurave standarde, iu nënshtruan procesit të testit fizik, intervistës dhe testit psikologjik, ku morën pjesë 186 aplikantë.

Të gjithë aplikantët, pas përfundimit të procesit të testimit, u verifikuan për t’u siguruar që ata apo të afërm të tyre nuk janë të implikuar në veprimtari kriminale, si një detyrim ligjor për pranim në Policinë e Shtetit. Ky proces u zhvillua nga strukturat vendore të policisë ku aplikanti ka vendbanimin dhe në përfundim të tij u skualifikuan 16 aplikantë.

Sipas afatit të përcaktuar nga Ministria e Arsimit, më datën 29.08.2024, Komisioni i Pranimit shpalli në portalin U-Albania dhe në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, listën paraprake të rezultateve sipas rendit zbritës, duke përdorur si element identifikimi vetëm ID-në e tyre të maturës, ku u kualifikuan 144 aplikantë, ndërkohë që u skualifikuan 49 aplikantë (193 ishin regjistrimet paraprake, pika 2).

Aplikantët ushtruan të drejtën e ankimimit. Komisioni i Pranimit, pas përfundimit të procesit të ankimimit, kualifikoi 165 aplikantë, të cilët kaluan me sukses fazat e testimit, verifikimit e kontrollit dhe bëri rishpalljen e listës së re të rezultateve në portalin U-Albania dhe në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

Më datën 30.08.2024 ka filluar procesi i regjistrimit përfundimtar të aplikantëve dhe në fazën e parë të regjistrimit në datat 30-31 Gusht 2024, u bë plotësimi i kuotave, duke regjistruar 100 aplikantë në rend zbritës, të cilët kanë rezultuar fitues në të gjitha fazat. Vetëm 2 aplikantë nuk u paraqiten nga aplikantët e renditur në numrin rendor 1-100 e për pasojë regjistrimi vazhdoi me aplikantët e renditur në numrin rendor 101 dhe 102.

Procesi i pranimit në Policinë e Shtetit zhvillohet për herë të parë nëpërmjet sistemit U-Albania dhe është një sukses që dëshmon rritjen e besueshmërisë së qytetarëve te  Policia e Shtetit./ATSH/

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Begaj nga Estonia: Linja direkte ajrore Talin-Tiranë rrit shkëmbimet ekonomike e turizmin
Next Article Meta: Shën Nënë Tereza, krenaria jonë kombëtare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?