By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Po përmirësohet kapaciteti i AUV për kontroll të sëmundjeve te kafshët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Po përmirësohet kapaciteti i AUV për kontroll të sëmundjeve te kafshët
Maqedoni

Po përmirësohet kapaciteti i AUV për kontroll të sëmundjeve te kafshët

admin
Last updated: 22/08/2024 13:39
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 gusht – Zbatimi efektiv i sistemit të kontrollit të sëmundjeve të kafshëve me dhjetë aktivitete të ndryshme, forcimi i kapaciteteve të sigurisë ushqimore me katër aktivitete, përmirësimi i sistemit të kontrollit zyrtar me katër aktivitete dhe përmirësimi i sistemit të mbledhjes së të dhënave dhe vlerësimit të rrezikut me katër aktivitete, është rezultat i projektit “Përmirësimi i kontrollit e sëmundjeve të kafshëve dhe zbatimi i sistemit të sigurisë ushqimore” që është zbatuar që nga prilli 2022 dhe përfitues kryesor i të cilit është Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Në kuadër të projektit, të financuar nga Bashkimi Evropian në vlerë prej 868 mijë euro, ndërsa i zbatuar nga konsorciumi KAPA, ngjarja përfundimtare që u mbajt sot në Shkup, ishin realizuar një numër i madh i aktiviteteve të cilët i avancuan sistemet institucionale për shëndet të kafshëve dhe shëndetit publik përmes qasjes së integruar multidisplinare.

“Aktivitetet e zbatuara të projektit mundësuan përmirësimin e sistemit kombëtar të shëndetit të kafshëve për të siguruar zbulimin e hershëm dhe reagimin efektiv ndaj sëmundjeve të kafshëve duke zbatuar sisteme të avancuara të mbikëqyrjes së BE-së. Synimi i tyre përfundimtar është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, duke rritur besimin e tyre në sistemet e kontrollit të institucioneve dhe duke ofruar kushte për shpërndarje më të mirë të produkteve vendore në tregjet evropiane dhe më gjerë”, tha drejtori i AUV Oliver Milanov.

Ai theksoi se përmes projektit janë zhvilluar edhe plane gjithëpërfshirëse për kontroll dhe çrrënjosje të sëmundjeve me prioritet në bashkëpunim me veterinerët privatë dhe Odën e Veterinarëve. Fakulteti i Mjekësisë Veterinare nga Shkupi me fermerë dhe organe të tjera kompetente me qëllim të sigurimit të qasjes së koordinuar lidhur me shëndetin e kafshëve.

Theksoi se nga numri i madh i aktiviteteve të realizuara në kuadër të projektit dolën edhe një numër i madh i dokumenteve të shkruara të cilat në të ardhmen do ta përmirësojnë efektivitetin dhe cilësinë në punën e AUV-së, por edhe të institucioneve të tjera kompetente përgjegjëse për sistemin për kontroll të sëmundjeve te kafshët dhe sigurisë së ushqimit.

Shefi i Departamentit të Operacioneve në Delegacionin e BE-së në Shkup, Stefen Hudolin, tha se edhe pse kjo është një ngjarje e përfunduar, ai ende nuk dëshiron ta konsiderojë si fund të diçkaje, por, siç tha ai, ende duhet të të fillojë puna për temat e projektit të cilat do të bëjnë të mundur rritjen e kapaciteteve për sigurinë ushqimore dhe do të përmirësojë pozicionin fillestar të vendit për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Kemi shumë dokumente dhe rekomandime të përgatitura për sigurinë ushqimore dhe kontrollin e sëmundjeve të kafshëve, të cilat tani duhet të përkthehen në legjislacionin maqedonas dhe të miratohen dhe zbatohen për sigurinë e të gjithë qytetarëve në vend, si dhe për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE”, deklaroi Hudolin.

Ne, shtoi, besojmë se ata do të ndihmojnë në procesin e bisedimeve përmes përkthimit të AKI evropiane në këtë pjesë të rëndësishme për sigurinë e ushqimit dhe shëndetit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Dua Lipa publikon fotografi nga festa e saj e ditëlindjes: Jeta vetëm sa po vjen e bëhet më e mirë
Next Article Në gjimnazet në Dibër dhe Qendër Zhupë në vitin e parë janë plotësuar vetëm 103 nga 340 vende të parapara për regjistrimin e nxënësve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?