By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pochettino flet për të ardhmen e Fernandesit te Man Utd
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Pochettino flet për të ardhmen e Fernandesit te Man Utd
Sport

Pochettino flet për të ardhmen e Fernandesit te Man Utd

admin
Last updated: 28/11/2026 14:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Mauricio Pochettino ka komentuar situatën e paqartë të Bruno Fernandesit te Manchester United, pas paraqitjes vendimtare të kapitenit në barazimin 2-2 ndaj Sportingut në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori portugez realizoi dy gola ndaj ish-klubit të tij, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë që ka për skuadrën angleze, e cila po kalon një periudhë të vështirë.

Kontrata e Fernandesit me Manchester Unitedin përfundon në fund të këtij sezoni, ndërsa raportohet se drejtuesit e klubit tashmë i kanë ofruar një marrëveshje të re.

I pyetur nëse do të insistonte që kapiteni të qëndronte në “Old Trafford”, Pochettino bëri të ditur se deri më tani nuk ka pasur diskutime për këtë çështje.

“Nuk ka pasur asnjë diskutim në këtë drejtim”, deklaroi trajneri argjentinas, duke theksuar se prioriteti aktual është marrja e rezultateve pozitive dhe përmirësimi i paraqitjeve të skuadrës.

“Bruno është një yll, një lojtar i jashtëzakonshëm me përvojë të madhe. Ai është kapiteni ynë dhe shpresojmë që të vazhdojë të shënojë gola për të na ndihmuar të fitojmë ndeshje”, shtoi Pochettino.

Fernandes ka regjistruar 115 gola dhe 111 asistime në 343 paraqitje me fanellën e Manchester Unitedit. Ai gjithashtu mban rekordin si fitues i pesë çmimeve “Sir Matt Busby Player of the Year”, të ndara për lojtarin më të mirë të vitit në klub.

Vetëm gjatë këtij sezoni, portugezi ka kontribuar me tetë gola dhe dy asistime në 16 paraqitje në të gjitha garat.

You Might Also Like

Liverpooli përshpejton transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Ylli i Barcelonës humb durimin me Flickun, kërkon largimin nga klubi në janar

Askush nuk e priste këtë nga Mourinho, prezanton familjarin e tij para gazetarëve në konferencë

Vdes portieri Ingvar Jonsson, ishte pjesë e Islandës në Euro 2016

Simeone kërkon përforcime në janar për të mbajtur ritmin me Barcelonën dhe Real Madridin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lladrovci: Jakup Krasniqi është një nga heronjtë e lirisë së Kosovës, shpresoj që Apeli ta lirojë
Next Article Nesër në Ohër takim i liderëve të Procesit Bërdo-Brioni

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?