By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pogba mund të largohet nga Monaco, vendimi për të ardhmen e tij merret pas përgatitjeve verore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Pogba mund të largohet nga Monaco, vendimi për të ardhmen e tij merret pas përgatitjeve verore
Sport

Pogba mund të largohet nga Monaco, vendimi për të ardhmen e tij merret pas përgatitjeve verore

admin
Last updated: 09/07/2026 09:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

E ardhmja e Paul Pogbas te Monaco është në pikëpyetje, vetëm një sezon pasi mesfushori francez firmosi kontratë dyvjeçare me klubin nga Ligue 1.

Drejtori ekzekutiv i Monacos, Thiago Scuro, ka pranuar se qëndrimi i Pogbas do të varet nga paraqitjet e tij gjatë fazës përgatitore, duke lënë të hapur mundësinë e një largimi këtë verë.

33-vjeçari iu bashkua Monacos pas një periudhe të vështirë në karrierë, ku vuajti edhe një pezullim për doping, por rikthimi i tij në futboll nuk shkoi sipas pritshmërive. Problemet fizike dhe dëmtimet e kufizuan atë në vetëm gjashtë paraqitje, një titullar dhe vetëm 115 minuta në të gjitha garat.

“Është një temë e ndërlikuar sepse kemi shumë respekt për Paulin dhe për personin që është. Që kur erdhi, ai ka qenë shumë pozitiv. Është e vërtetë që projekti nuk funksionoi siç prisnim, sepse pritshmëritë në fillim ishin ndryshe nga ajo që ndodhi”, deklaroi Scuro.

Drejtuesi i klubit francez bëri të ditur se trajneri i ri Filipe Luis do të ketë fjalën përfundimtare pasi të vlerësojë gjendjen fizike dhe nivelin e Pogbas gjatë përgatitjeve.

“Duhet të jemi të drejtë me të, ta ndjekim çdo javë, të shohim si përparon fizikisht dhe teknikisht. Më pas do të jetë vendimi i trajnerit”, shtoi Scuro.

Edhe Filipe Luis ka folur me superlativa për Pogban, duke e cilësuar si një “lojtar të veçantë” dhe ka bërë të ditur se do të zhvillojë bisedime me të në ditët në vijim.

Megjithatë, Monaco nuk e ka përjashtuar një ndarje gjatë merkatos së verës.

“Do ta shohim gjatë verës se çfarë niveli do të arrijë Pogba. Ndoshta do të qëndrojë, ndoshta do të largohet”, përfundoi Scuro.

Tani gjithçka varet nga rikthimi fizik i kampionit të botës dhe nëse ai do të arrijë ta bindë stafin teknik se ende mund të japë kontribut në nivelet më të larta.

You Might Also Like

FIFA del me deklaratë pas pretendimeve se Kupa e Botës është e manipuluar për Argjentinën

Eden Hazard flet për garën e Këpucës së Artë në Kupën e Botës, tregon kush do ta fitojë

Klubi i madh anglez arrin marrëveshje të plotë për të transferuar Johan Manzambin

Nga konfliktet te e ardhmja e pasigurt, Mourinho përgatit bisedën vendimtare me yllin e skuadrës

Barcelona kërkon një kredi prej 210 milionë eurosh për të financuar blerjet e verës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article FIFA e refuzon kërkesën e Francës për largimin e kartonit të Olises
Next Article Raportohet për të paktën 14 të vrarë nga sulmet amerikane në Iran
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Franca vendos 9 departamente në alarm të kuq, zjarret vazhdojnë
Bota
Agron Shehaj mesazh Kanye West: Refuzoji paratë e Ramës, i përkasin popullit më të varfër në Europë
Shqipëri
VLEN: Marrëdhëniet me Shqipërinë dhe bashkëpunimi ndërshqiptar nuk duhet të bëhen viktimë e interesave partiake
Maqedoni
Nesër në Shkup do të kryhet dezinsektim ajror
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?