By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Policia e Kosovës mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Policia e Kosovës mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona
Kosovë

Policia e Kosovës mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona

admin
Last updated: 08/07/2026 14:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 8 korrik, Zhurnal.mk – Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka realizuar Planin Operativ “Ditët e Veprimit të Përbashkët – JAD Global Chain 2026”, i zhvilluar nga 8 deri më 12 qershor, në koordinim me EUROPOL-in, INTERPOL-in, FRONTEX-in dhe institucione të tjera vendore.

Gjatë operacionit janë kryer kontrolle në lokale të muzikës live, qendra masazhi, rrugë, sheshe dhe qendra tregtare, me fokus identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit me qenie njerëzore.

Sipas Policisë, janë inspektuar 59 lokale të muzikës live, ku janë hasur 426 persona, prej tyre 186 shtetas të Kosovës dhe 234 shtetas të huaj. Gjashtë lokale janë gjetur të mbyllura, ndërsa 9 lokale janë mbyllur për shkelje administrative nga Inspektorati i MINT-it.

Po ashtu, janë kontrolluar 62 qendra masazhi, ku janë identifikuar 104 persona, prej tyre 60 shtetas të Kosovës dhe 45 shtetas të huaj. Nga këto, 10 qendra masazhi janë mbyllur për shkelje administrative.

Policia njofton se gjatë operacionit nuk është identifikuar asnjë rast i veprës penale “Trafikim me njerëz”.

Megjithatë, janë evidentuar shtatë raste të lypjes me fëmijë, ku janë arrestuar shtatë gra – katër shtetase të Shqipërisë, një e Malit të Zi dhe dy shtetase të Kosovës.

Trembëdhjetë fëmijë janë trajtuar në bashkëpunim me Qendrat për Punë Sociale, ndërsa janë iniciuar raste për veprën penale “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

Në kuadër të planit janë zbuluar edhe katër raste të kundërvajtjes “Marrje me prostitucion”, ku janë arrestuar tetë persona – katër meshkuj kosovarë dhe katër shtetase të huaja, dy nga Brazili dhe dy nga Kolumbia.

Policia bëri të ditur se të gjitha gratë e hasura duke punuar në lokalet e muzikës, qendrat e masazhit dhe në eskortë janë intervistuar për të verifikuar nëse ishin viktima të ndonjë forme shfrytëzimi apo trafikimi, por asnjë rast i tillë nuk është konfirmuar.

You Might Also Like

Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare

NATO: Çdo vendim për rihapjen e urës mbi Ibër për veturat, të adresojë nevojat e të gjitha komuniteteve

Përmbyllet procesi i gërmimeve në Zubin Potok, konfirmohen mbetje mortore të 23 personave

“Liria ka Emër” thërret Marshin për Liri: Ftohen edhe liderët politikë

Përparim Gruda pas takimit me Kadri Veselin në Hagë: Burgu nuk mund t’ia burgosë shpirtin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zbardhet rasti i dhunës ndaj të miturës në Aerodrom, ngritet kallëzim penal kundër katër fëmijëve dhe pesë prindërve
Next Article Cate Blanchett u shfaq në publik me djalin e saj Ignatius pas më shumë se tetë vitesh
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?