By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Poligraf”: Dezinformatë është se Ministria e Drejtësisë ende nuk ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e Palevskit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Poligraf”: Dezinformatë është se Ministria e Drejtësisë ende nuk ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e Palevskit
Maqedoni

“Poligraf”: Dezinformatë është se Ministria e Drejtësisë ende nuk ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e Palevskit

admin
Last updated: 01/04/2024 17:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Mediat shpesh vijnë në pozitë të përhapin dezinformata me transmetimin jokritik të deklaratave të pavërtetuara të liderëve të partive.

Rast i tillë është intervista e “Fokus”-it me kryetarin e ri të partisë “E Djathta” (Desna), Toni Aleksovski, e botuar më 26 mars 2024. Ai në intervistë bën pohime të pasakta për ekstradimin nga Turqia të të dyshuarit për vrasje, Lupço Palevski-Pallço, ish-lider i partisë “E Djathta”: “Nuk është ekstraduar vetëm sepse Ministria maqedonase e Drejtësisë ende nuk ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e Palevskit”, thotë Aleskovski në intervistë.

Ky pretendim theksohet edhe në titullin e portalit Expres.mk më 27 mars 2024: “Për Palevskin nuk është dërguar kërkesë zyrtare për ekstradim”, thonë nga partia “E Djathta”.

Por, çfarë thonë burimet zyrtare? Më 6 dhjetor 2023, Ministria e Drejtësisë kumtoi se “Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka nënshkruar kërkesën për ekstradimin e Lupço Palevskit dhe pasi të përkthehet në turqisht, menjëherë do t’u dërgohet autoriteteve turke, gjegjësisht Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Turqisë”. Të njëjtën ditë, Prokuroria Themelore Publike e Shkupit kërkoi ekstradimin e një personi të dyshuar nga Republika e Turqisë.

Më 7 dhjetor 2023, Ministria e Drejtësisë kumtoi se “ka dërguar kërkesën për ekstradimin e Lupço Palevskit, e cila përmes MPJ do t’u dorëzohet autoriteteve turke përmes rrugëve diplomatike”. Më 29 dhjetor 2023, Ministria njoftoi se ka marrë informacion zyrtar nga Prokuroria turke se Palevski është në paraburgim me qëllim që të sigurohet ekstradimi.

Pas takimit me kolegun turk më 8 shkurt 2024, ministri Lloga njoftoi se ka biseduar për ekstradimin e Palevskit, se procesi gjyqësor për Palevskin ka përfunduar dhe pritet të përfundojnë edhe procedurat administrative.

Nga të gjitha këto informacione zyrtare, si dhe nga analizat e mëparshme të verifikuesve të tjerë të fakteve, mund të konstatohet se pretendimi se “Ministria e Drejtësisë ende nuk ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e Palevskit” është i pavërtetë.

Edhe ky rast tregon se mediat duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshme dhe të mos përcjellin pretendime të paverifikuara, edhe kur ato bëhen nga liderë të partive politike.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article MKD: Davkova bindshëm para Pendarovskit, Osmani pak para Taravarit
Next Article Toshkovski: Nuk është plagosur kryetari i komunës së Haraçinës!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?