By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Politikani holandez Wilders i gatshëm të heqë dorë nga posti i kryeministrit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Politikani holandez Wilders i gatshëm të heqë dorë nga posti i kryeministrit
Bota

Politikani holandez Wilders i gatshëm të heqë dorë nga posti i kryeministrit

admin
Last updated: 14/03/2024 08:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Politikani holandez Geert Wilders tha të mërkurën se është i gatshëm të heqë dorë nga posti i kryeministrit, në një përpjekje për të lehtësuar formimin e një qeverie të re të krahut të djathtë, gati katër muaj pas zgjedhjeve në të cilat partia e tij fitoi shumicën e votave.

Geert Wilders ishte përfshirë në bisedime me aleatët e mundshëm që nga zgjedhjet e 22 nëntorit, për më shumë se 100 ditë, por ato nuk dhanë asnjë fryt. Një negociator i caktuar për të ndihmuar procesin pritet të raportojë gjetjet e tij në parlament të enjten.

“Unë mund të bëhem kryeministër vetëm nëse të gjitha partitë në koalicion e mbështesin atë. Nuk ndodhi kështu”, shkroi ai në platformën e mediave sociale X.

“Unë me të vërtetë dua një kabinet (të krahut të djathtë). Më pak strehimkërkues dhe emigracion… Dashuria për vendin tim dhe votuesit, është e madhe dhe më e rëndësishme se posti im”, shkroi ai.

Televizioni kombëtar holandez NOS, raportoi më herët se zoti Wilders ishte i gatshëm të hiqte dorë nga shpresa e tij për t’u bërë kryeministër ndërsa luftonte për të formuar një qeveri të qëndrueshme.

Duke cituar burime politike në Hagë, NOS tha se Partia e Lirisë e zotit Wilders dhe tre parti të tjera konservatore që përpiqeshin të formonin një koalicion të krahut të djathtë, po shqyrtonin një skenar sipas të cilit udhëheqësit e partive do të qëndronin në parlament dhe nuk do t’i bashkoheshin qeverisë së re.

Zoti Wilders tha më 14 shkurt se ai ishte i gatshëm të shqyrtonte “të gjitha mundësitë ” për të formuar një qeveri, qoftë të pakicës ose një qeveri jashtëparlamentare, në vend që të çonte vendin në zgjedhje të reja.

Pas zgjedhjeve të 22 nëntorit, partia e zotit Wilders fitoi 37 vende në dhomën e ulët prej 150 vendesh të parlamentit holandez. Katër partitë që u përfshinë në bisedime për formimin e qeverisë kanë shumicën prej gjithsej 88 vendesh. Anketat pas zgjedhjeve tregojnë se mbështetja për partinë e zotit Wilders vazhdon të rritet.

Rritja e së djathtës ekstreme në një peizazh politik të polarizuar po ndodhë për vite me radhë në Evropë, por fitorja e zotti Wilders ishte një tronditje për Holandën dhe më gjerë.

Geert Wilders shpesh ka bërë thirrje për ndalimin e xhamive, shkollave islame dhe Kuranit, por në një lëshim ndaj partnerëve të mundshëm të koalicionit, në muajin janar ai tërhoqi projektligjin për zbatimin e katre synimeve.

Holanda nuk është e vetmja që ka parë një zhvendosje nga e djathta. Partitë e ekstremit të djathtë pritet të shënojnë rritje të dukshme në zgjedhjet e qershorit për parlamentin e Bashkimit Evropian. /VOA

You Might Also Like

Organizohet aktiviteti i shkëmbimeve kulturore për 70-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Kinë-Egjipt

Lituania kërkon përgjigje të përbashkët të NATO-s ndaj sulmeve hibride ruse

Tajani: Nuk përjashtohen përpjekjet ruse për të ndikuar në zgjedhjet italiane

Von der Leyen: BE dhe NATO të bashkuara, do të rrisim presionin ndaj Moskës

Estonia zgjedh presidenten e re

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tërmet në Mal të Zi, dridhjet ndihen edhe në Kosovë
Next Article Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?