By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Porti i Durrësit, rriten me 6 % volumet e mallrave të përpunuara nga janari në korrik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Porti i Durrësit, rriten me 6 % volumet e mallrave të përpunuara nga janari në korrik
Shqipëri

Porti i Durrësit, rriten me 6 % volumet e mallrave të përpunuara nga janari në korrik

admin
Last updated: 28/08/2025 12:26
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Porti i Durrësit, ka vijuar të shënojë rezultate pozitive të performancës  edhe gjatë shtatëmujorit të vitit 2025.

Gjatë periudhës janar-korrik 2025,  në kalatat portuale janë përpunuar mbi 2 milionë tonë mallra, duke regjistruar një rritje prej 6,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo rritje përkthehet në rreth 138 mijë tonë më shumë mallra të përpunuara, një tregues i qartë i rolit të konsoliduar të portit në zinxhirin e furnizimit kombëtar dhe rajonal.

Të dhënat e Autoritetit Portual Durrës tregojnë se 1,759,072 tonë mallra kanë hyrë në Shqipëri përmes portit, ndërsa 536,901 tonë janë eksportuar drejt tregjeve ndërkombëtare.

Ky bilanc nënvizon rëndësinë strategjike të portit si një nyje furnizimi për ekonominë e vendit dhe njëkohësisht si portë dalëse për eksportet shqiptare. Një nga prirjet më të dukshme të këtij shtatëmujori është rritja me rreth 30% e importeve, e cila reflekton kërkesën e shtuar të tregut vendas dhe forcimin e pozitës së Portit të Durrësit si qendër logjistike dhe tregtare e rajonit.

Sektori i përpunimit të kontejnerëve ka vijuar të shënojë rezultate të qëndrueshme. Vetëm në periudhën janar–korrik 2025 janë përpunuar 128,213 njësi kontejnerike (TEU), duke regjistruar një rritje mesatare prej 9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Ky tregues pasqyron jo vetëm rritjen e fluksit të mallrave, por edhe zhvillimin e shërbimeve logjistike dhe efikasitetin operativ të portit.

Gjatë shtatëmujorit të këtij viti është shënuar rritje prej 4% në fluksit të hyrje-daljeve të udhëtarëve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në hyrje të vendit janë regjistruar 195,310 pasagjerë, ndërsa 157,229 udhëtarë kanë zgjedhur tragetet e linjave Durrës-Itali për të udhëtuar jashtë vendit.

Në një panoramë më të gjerë, duke marrë në konsideratë periudhën korrik 2024 – korrik 2025, trafiku i pasagjerëve ka shënuar një rritje kumulative prej 6%, duke konfirmuar rolin e rëndësishëm të Portit të Durrësit si një pikë e rëndësishme hyrëse për turistët dhe vizitorët që zgjedhin Shqipërinë.

Rezultatet e qëndrueshme të këtij shtatëmujori tregojnë qartë kapacitetin dhe potencialin e Portit të Durrësit për t’iu përgjigjur kërkesave në rritje të tregut, sfidave të transportit ndërkombëtar dhe zhvillimit të ekonomisë kombëtare.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Këto tregues përforcojnë vizionin e qeverisë shqiptare për transformimin e kompleksit portual Durrës–Porto Romano në një qendër moderne, konkurruese dhe me rëndësi strategjike jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shyhrete Behluli uron bashkëshortin për ditëlindje: Koha shkon e jeta me ty bëhet gjithmonë më e bukur
Next Article Kumbaro: Plan i ri për menaxhimin dhe trajtimin e mbetjeve përtej kapaciteteve të bashkive

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?