By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Postimi i Hotit që nxiti reagime, çka po ndodh në LDK?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Postimi i Hotit që nxiti reagime, çka po ndodh në LDK?
Maqedoni

Postimi i Hotit që nxiti reagime, çka po ndodh në LDK?

admin
Last updated: 19/03/2025 13:44
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

“Rrezultati për LDK-në nuk është i kënaqshëm… LDK-ja ka nevojë për lidership të ri. Nuk ka rrugë tjetër për rikthimin e besimit në LDK”,  ishin disa nga deklaratat e anëtarit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ditën e martë vuri në pah pakënaqësitë e tij me partinë.

Sipas Hotit, LDK-ja ka nevojë për një lidership që punon me transparencë të plotë karshi strukturave partiake në të gjitha nivelet, që e kthen partinë në funksionimin statutar, që merr vendime kolegjiale në bazë të statutit të LDK-së (që është kushtetuta e partisë) dhe në konsultim të gjerë me strukturat qendrore dhe lokale të partisë, transmeton Telegrafi.

Ky postim i Hotit, e i publikuar në rrjet sociale u komentua shumë nga ndjekësit e tij, por nuk mungoi as ‘mbështetja’, nga disa anëtarë tjerë të LDK-së, si Rrezarta Krasniqi, Agim Veliu, Arben Gashi e Driton Selmanaj, të cilët pëlqyen postimin e Hotit.

Nuk dihet nëse pëlqimi i postimit lidhet edhe me pakënaqësitë e tyre ndaj partisë, apo thjesht është vetëm një pëlqim për postimin që bëri bashkëpartiaku i tyre.

Ndërsa, Agim Veliu ka deklaruar se “Të jesh i pafuqishëm ta ndryshosh gjendjen në shtëpinë politike, ku kryefamiljari (kryetari) të ka afruar formalisht “afër” vetes nuk është edhe shumë tragjike”.

“Është për keqardhje të të detyrojnë, apo të vetdetyrohesh për t’ia mbajtur ison shefit dhe, të dalësh publikisht e ta mbrosh “liderin” ,i cili po e dërgon në theqafje një familje të madhe politike, që për 35 vjet ishte shembull i demokracisë dhe meritokracisë’, shkroi ai në profilin e tij në Facebook.

Megjithatë, postimi i Hotit nxiti edhe reagime tjera, ku ofruan mbështetje për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Lutfi Haziri, nënkryetari i partisë, deklaroi se “Në një ditë si kjo, duhet ritheksuar se LDK nuk i takon funksionarëve, por anëtarësisë saj”.

“Kryetari i LDK-së, Abdixhiku, erdhi nga një Kuvend i jashtëzakonshëm, si pasojë e rezultatit më të rëndë historik. Ky ishte Kuvend i përballimit të situatës së jashtëzakonshme, me frymë unifikuese e me rrugëtim të përbashkët”, ka theksuar ai.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Një reagimi e bëri edhe Paris Guri, kryetar i Forumit të Rinisë. Ai publikoi fotografi me Abdixhikun ku mbishkrim kishte shkruar “Lideri i rikthimit”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

 

Lidhja Demokratike e Kosovës më 9 dhjetor të vitit 2023 kishte bërë përzgjedhur kryesinë e re me këtë përbërje: Kryetar, Lumir Abdixhiku. Nënkryetarët:Anton Quni, Hykmete Bajrami, Doarsa Kica Xhelili, Gazmend Muhaxheri, Lutfi Haziri.

Sekretarët: Imri Ahmeti, Sekretar i Përgjithshëm, Sokol Haliti, Sekretar i Degëve Jashtë.

Kryetarët e Forumeve: Jehona Lushaku Sadriu, Forumi i Gruas; Paris Guri, Forumi Rinor.

Anëtarët e Kryesisë: Alban Zogaj, Alush Gashi, Arben Gashi, Ardian Shala, Armend Zemaj, Avdullah Hoti, Besian Mustafa, Besnik Osmani, Berat Rukiqi, Besa Gaxherri, Bexhet Xheladini, Doruntinë Maloku, Driton Selmanaj, Ekrem Hyseni, Ema Nikçi Rexha, Florian Dushi, Ilir Ferati, Izet Sadiku.

Kujtim Shala, Lirije Kajtazi, Mirjeta Kalludra, Muhamet Hamiti, Ruzhdi Shehu, Rrezarta Krasniqi, Sibel Halimi, Shkëmb Manaj, Visar Azemi, Visar Berisha, Vlora Dumoshi, Xhafer Gashi dhe Xhafer Tahiri.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka miratuar të shtunën rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 20 mandate në Kuvendin e Kosovës.

Në listën e deputetëve të zgjedhur nga LDK-ja kryeson Lumir Abdixhiku me 146,401 vota, pason Doarsa Kica-Xhelili me 63,164 vota dhe Kujtim Shala me 58,817 vota.

Në 5-shen me më shumë vota janë edhe Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Diskotekat/ Miteva: Tre nga 12 objektet me licencë të vlefshme nuk i plotësojnë kushtet për punë, 9 të tjerat po hetohet
Next Article Rritja e kostos së jetesës në RMV ka ndikuar negativisht në të drejtat e garantuara nga Karta Sociale Evropiane

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?