By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prattipati përsërit thirrjen që Kosova të furnizohet me LNG-në amerikane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Prattipati përsërit thirrjen që Kosova të furnizohet me LNG-në amerikane
Kosovë

Prattipati përsërit thirrjen që Kosova të furnizohet me LNG-në amerikane

admin
Last updated: 08/07/2026 19:47
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 8 korrik Zhurnal.mk – E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, përsëriti thirrjen e saj që Kosova të diversifikojë furnizimet e saj me energji me gazin e lëngshëm natyror (LNG) amerikan.

Diplomatja amerikane kërkoi që Kosova të bëhet pjesë e nismave rajonale të LNG-së, që mbështeten nga SHBA-ja, gjatë ndarjes së çmimeve për partneritetin SHBA-Kosovë të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

“Gjatë fjalimit të saj, ajo mirëpriti vendimin e Kosovës për të hequr taksat doganore ndaj mallrave të SHBA-së dhe avokoi që Kosova të diversifikojë furnizimet e saj me energji me LNG-në amerikane për të siguruar investime amerikane në të ardhmen”, u tha në njoftimin e Ambasadës amerikane të publikuar në rrjetet sociale.

Së voni, Prattipati disa herë i ka bërë thirrje Qeverisë në detyrë të Kosovës që t’i bashkohet nismave rajonale të LNG-së, duke argumentuar se kjo do t’i ndihmonte vendit të sigurojë të ardhmen e vet energjetike.

Qeveria në detyrë, që udhëhiqet nga Albin Kurti, ka ngulur këmbë se Kosova nuk është kundër LNG-së amerikane, por ka thënë se e sheh gazifikimin e thëngjillit si mundësi më të mirë sesa furnizimin me LNG-në.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar së voni se Kosova nuk e ka as përvojën dhe as infrastrukturën për t’u furnizuar me LNG, prandaj çështja e diskutimit të gazit amerikan, sipas saj, “është përtej politikave ditore”.

Thirrje Qeverisë që t’i bashkohet LNG-së amerikane kanë bërë edhe partitë opozitare, ndërkaq Oda Ekonomike Amerikane dhe Oda Ekonomike e Kosovës, kanë argumentuar se refuzimi i nismave të tilla, rrezikon të ketë ndikim negativ në partneritetin e Kosovës me SHBA-në.

Disa shtete të rajonit Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshje me kompani amerikane dhe SHBA-në për të zgjeruar rrjetin e gazit. Në mesin e tyre janë Shqipëria, Kroacia dhe Bosnje e Hercegovina.

Ekspertët kanë argumentuar se Kosova nuk e ka luksin që të shënojë “autogol” në rrafshin e ekonomisë, sigurisë dhe strategjisë, duke refuzuar LNG-në amerikane.

Kosova prodhon energjinë përmes djegies së qymyrit – lëndës djegëse që liron më së shumti ndotje – në dy termocentralet e vjetruara në Obiliq: Kosova A dhe B. Nga termocentralet prodhohet rreth 90 për qind e rrymës që konsumohet, ndërkaq pjesa tjetër mbulohet nga importet dhe prodhimi i rrymës nga burime të ripërtërishme.

Në fillim të qershorit, Prattipati tha se Kosova nuk po arrin t’i përmbushë kërkesat në rritje për furnizim me energji dhe citoi të dhënat e Doganës së Kosovës, se vendi ka shpenzuar 735 milionë euro në importimin e energjisë elektrike nga vendet fqinje në katër vjetët e fundit.

Këto të dhëna tregojnë një rritje nga 142 milionë euro në vitin 2024 në 259 milionë euro në vitin 2025.

Sipas Prattipatit, në një të ardhme të afërt, teksa çmimi dhe kërkesat për energji vazhdojnë të rriten Kosova, do të varet gjithnjë e më shumë nga fqinjët e saj.

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Strik në PE për Shqipërinë: Dëgjova shqetësimet e protestuesve në Tiranë, Parlamenti s’duhet të pengojë drejtësinë dhe imuniteti i Ballukut të hiqet
Next Article Aksioni policor në Burgun e Shutkës, reagoi Avokati i Popullit: Kemi dërguar një ekip në terren
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?