By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prej sot në Shkup shtrenjtohet çmimi i ngrohjes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Prej sot në Shkup shtrenjtohet çmimi i ngrohjes
Maqedoni

Prej sot në Shkup shtrenjtohet çmimi i ngrohjes

admin
Last updated: 01/02/2025 11:00
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shkurt – Nga sot (1 shkurt), banorët e Shkupit do të paguajnë ngrohje më të shtrenjtë për 5,03 përqind. Siç tha dje në një konferencë për shtyp kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimoski, për një amvisëri mesatare në Shkup do të thotë rritje mujore e ngrohjes për 100 denarë.

Nëse një familje mesatarisht ka pasur kosto mujore prej 2100 denarë për energji termike, tani ajo kosto do të jetë 2200 denarë. Vendimi i KRRE-së do të zbatohet nga 1 shkurti.

Arsyeja kryesore e rritjes së çmimit të ngrohjes, siç tha Bislimoski, është rritja e çmimit të gazit natyror në bursat evropiane në tremujorin e fundit të vitit 2024, si dhe zvogëlimi i pjesëmarrjes së termocentralit TE-TO në sigurimin e nevojave totale të energjisë termike për Shkupin.

“Ky vendim është marrë kryesisht për shkak se çmimet e gazit natyror në bursat evropiane janë në rritje në tremujorin e fundit të vitit 2024 dhe për fat të keq kemi të njëjtin trend në janar dhe shkurt. Vitin e kaluar kur e kemi ditur se do të bjerë gazi e kemi ulur çmimin e energjisë termike për konsumatorët tjerë për 35 përqind, ndërsa gjatë verës kur i hoqëm subvencionet e kemi ulur çmimin për 3 përqind”, tha Bislimoski në konferencën e sotme për shtyp.

Ai ka bërë të ditur se gjatë muajit shkurt do të merret vendim për konsumatorët në Zhelezarë dhe në Autokomandë sepse, siç tha ai, paralajmërime për rritje të çmimit të ngrohjes në atë pjesë të qytetit do të sjellë edhe ngrohja Shkup Veri. Vendimi për këta konsumatorë do të hyjë në fuqi nga 1 marsi.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Milani gjen zgjidhje për sulmin, kuqezinjtë transferojnë yllin meksikan
Next Article Vengu: 6 mijë ushtarakë, nga sot rritje të trajtimit financiar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?