Të veshur me uniformën që mbajtën veshur dy dekada më parë, duke luftuar per atdheun, po vijnë për të nderuar bashkëluftëtarët e tyre.
Në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në mesin e shumë vizitave ishin edhe disa veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës [UÇK].
Ish ushtarë i UCK-së, tha se ” sot është festë e madhe për vendin tonë. Duhet të nderojmë ata që na e bën të mundshme këtë festë, këtë gëzim. Nuk ndjehemi të plotë me mungesën e krerëve të UÇK-së”.
Prekazi edhe këtë 17 shkurt mblodhi shumë qytëtarë nga e gjitha Kosova, por edhe jashtë kufijve.
Me flamurin kombetar 7 metërsh në Prekaz erdhi edhe ky qytetar nga Shqipëria, i cili thotë se të gjithë shqiptarët duhet të jenë të bashkuar e të mos ketë përcarje.
Qytetar nga Shqipëria, i cili tha se “kemi luftuar për Shqipërinë etnike, ne vijmë në Kullën e Jasharve, është Komandat Legjendar pas Skenderbeut”.
Historinë e Kosovës me shumë dashuri, ia tregon nipërve, në veçanti pjesën e UCK-së.
Qytetar tha se “shumë mirë se ka ardhur koha jonë. Me gjakun e derdhur të këtyre burrave. Jemi këtu pa pikë problemi, e pa pikë tute”.
“Ndonëse në gjendje jo shumë të mira Kullat e jasharajve edhe këtë 17 shkurt pranuan mijëra qytetarë për vizitë….”
Përveç qytetarëve, homazhe në këtë kompleks bënë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti, si dhe liderë të partive politike.