By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Premtim elektoral? Trump pro legalizimit të marijuanës në Florida
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Premtim elektoral? Trump pro legalizimit të marijuanës në Florida
Bota

Premtim elektoral? Trump pro legalizimit të marijuanës në Florida

admin
Last updated: 02/09/2024 19:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kandidati për president në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump dha sinjale se do të mbështesë legalimin e marijuanës për përdorimin personal në Florida, pak përpara zgjedhjeve të nëntor.

Qëndrimi i ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë bie në kundërshti me atë të disa figurave të larta republikane, përfshirë guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis i cili argumenton se legalizimi i kanabisit për qëllime rekreative do të ishte një “e keqe për cilësinë e jetës”.

Përdorimi i kanabisit për arsye personale dhe mjekësore është i ligjshëm në 24 shtete të SHBA-së, sipas Qendrës Kërkimore Pew. 14 shtete të tjera e kanë legalizuar marijuanën mjekësore.

“Dikush nuk duhet të jetë kriminel në Florida, kur kjo është e ligjshme në shumë shtete të tjera. Ne nuk kemi nevojë të shkatërrojmë jetë dhe të shpërdorojmë dollarët e taksapaguesve”, tha ish-presidenti.

Propozimi është një nga disa ndryshimet që banorët e Floridës do të votojnë në nëntor në të njëjtën kohë kur SHBA zgjedh presidentin e ri.

Në lidhje me legalizimin e marijuanës për përdorim personal, raporton A2 CNN, Trump tha se do të duhet të ketë rregulla për të “ndaluar pirjen e saj në hapësira publike, kështu që të tjerët të mos e ndjejnë erën e saj kudo që shkojnë”. (A2 Televizion)

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Begaj vizitë zyrtare në Letoni, Estoni dhe Lituani
Next Article Greqia ndalon celularët në orën e mësimit, kush filmon shokët përjashtohet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?