By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Premtimet në fushata, dikur dhe tash: Çfarë ka ndryshuar?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Premtimet në fushata, dikur dhe tash: Çfarë ka ndryshuar?
Kosovë

Premtimet në fushata, dikur dhe tash: Çfarë ka ndryshuar?

admin
Last updated: 10/10/2025 09:27
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Një raport i Institutit për Hulumtime të Avancuara – GAP tregon se numri i premtimeve që kanë bërë bashkërisht kandidatët për kryetarë komunash në Kosovë është rritur secilën herë e më shumë. Nga 129 premtime për mandatin 2007-2009, numri ka arritur në mbi 1.800 për mandatin 2021-2025. Por, sa kanë ndryshuar ndër vite zotimet, dhe si ka ndërruar qasja e kandidatëve në kërkimin e votës?

Contents
Zotimet vs. realitetiSfidat përparaKu do të zhvillohen garat më të ashpra?

Premtimet në fushatën për zgjedhjet lokale të 12 tetorit ndryshojnë: nga vendosja e sistemit të kanalizimit në një fshat a qytet dhe ndërtimi i bibliotekave, deri te krijimi i një linje të re prodhuese “Made in Mitrovica” apo ndërtimi i sistemit të tramvajit në Prishtinë e i atij të teleferikut në Prizren.

Me gjithë llojllojshmërinë e premtimeve dhe numrin e konsiderueshëm – meqë 206 persona kandidojnë për kryetarë në 38 komuna, ndërsa mbi 5.000 për asamblistë – njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se nuk duhet ngritur paralele mes tyre, sepse secila komunë i ka nevojat e veta.

Por, Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, vëren se fushatat janë bërë shumë më racionale:

“Tani po flitet shumë më shumë për cilësinë e arsimit, për mësimin tërëditor, flitet shumë më shumë për hapësirat e gjelbra, për parqet që mungojnë, dhe jo vetëm për rrymën, kanalizimin, ujin e pijes, asfaltimin e rrugëve, tema që kanë dominuar në fushatat e kaluara”, thotë Ymeri për Radion Evropa e Lirë (REL).

Edhe Bekim Salihu, nga Instituti për Hulumtime të Avancuara – GAP, përmend për REL-in që kandidatët për kryetarë nuk bëjnë më premtime të ngjashme me ato të viteve më parë – sikurse pavarësia, përmirësimi i situatës me energji elektrike, apo çështja e vizave – që s’kanë qenë kurrë përgjegjësi e pushtetit lokal.

“Në përgjithësi, kandidatët duket se e kanë kuptuar se cilat janë kapacitetet e tyre ligjore dhe buxhetore, në kuptim të komunave, dhe premtimet po jepen brenda kësaj natyre. Nuk po lexoj më premtime të ekzagjeruara, siç kanë qenë në të kaluarën”.

Probleme me menaxhim të mbeturinave kanë disa komuna të Kosovës, përfshirë kryeqytetin, Prishtinën.
Probleme me menaxhim të mbeturinave kanë disa komuna të Kosovës, përfshirë kryeqytetin, Prishtinën.

Zotimet vs. realiteti

Bazuar në të dhënat e Institutit GAP, në mandatin 2021-2025 janë përmbushur 51 për qind e premtimeve në komunat e Kosovës, ndërsa 21 për qind as nuk kanë filluar si projekte.

Për Ymerin, kjo shifër nuk është e kënaqshme, ndonëse nuk mund të analizohet vetëm në aspektin statistikor.

“Mund të ketë kryetar që del shumë mirë në realizimin e premtimeve, por kur të lexohen premtimet e realizuara, e sheh që, megjithatë, edhe pse janë realizuar, kapaciteti i tyre për ta transformuar qytetin është i vogël. Ka kryetarë që kanë dalë me zotime të mëdha për ta transformuar qytetin, siç ka qenë rasti i kryetarit të Prishtinës, apo i atij të Mitrovicës së Jugut, dhe disa tjerë që kanë qenë më modestë në zotimet e tyre”.

Sipas Salihut, janë edhe disa aspekte tjera që duhet pasur parasysh kur flitet për përmbushje zotimesh në mandatin që kryetarët po e lënë pas.

“Nisja e mandatit në periudhë të pandemisë, pastaj përpjekja për t’u rikuperuar nga kjo periudhë, më pas inflacioni dhe lufta në Ukrainë, që ka ndikuar shumë në çmimet dhe ka ndikuar te ecuria e punëve në teren, ka pasur probleme të mëdha me çështje të përmbarimit që kanë ardhur si pasojë e kontratave kolektive dhe deri te bllokimi i fondeve të Bashkimit Evropian, shuarja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), e kështu me radhë”.

Të dhënat tregojnë se në nivel vendi, komunat e kanë shpenzuar rreth 93 për qind të buxhetit, ndërsa rreth 58 milionë kanë mbetur të pashfrytëzuara.

Sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave për buxhetin e vitit të ardhshëm, disa komuna do të kenë rritje të buxhetit, në linjë me ndryshimet që janë bërë në numrin e popullsisë dhe janë reflektuar në shifrat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Prej rreth 3.5 miliardë eurove të buxhetit të përgjithshëm, komunave pritet t’iu ndahen rreth 867 milionë euro.

Hapësirat e gjelbra dhe shtigjet për biçikleta janë disa prej premtimeve që i kanë bërë kandidatët në disa komuna në këtë fushatë.
Hapësirat e gjelbra dhe shtigjet për biçikleta janë disa prej premtimeve që i kanë bërë kandidatët në disa komuna në këtë fushatë.

Sfidat përpara

Një tjetër sfidë e konsiderueshme i pret shumë kryetarë menjëherë pasi të përfundojnë xixat e fushatës dhe ethet e ditës së zgjedhjeve: buxheti i pamiratuar.

Janë diku rreth 12 komuna që nuk e kanë miratuar buxhetin për vitin e ardhshëm – kryeqyteti në mesin e tyre – sipas afatit të përcaktuar me ligj, 30 shtator. Arsyet dallojnë: prej ndikimit të fushatës, e deri të përçarjet e mëdha në kuvendet komunale.

“Fakti që një komunë nuk e miraton buxhetin sipas afateve ligjore nënkupton që ajo komunë do të ketë më pak buxhet dhe, rrjedhimisht, më pak kapacitet për t’i implementuar projektet”, vlerëson Salihu.

Komunat kanë afat deri më 1 mars të vitit të ardhshëm ta miratojnë buxhetin e bazuar në shumën e atij paraprak, apo në të kundërtën kuvendi komunal i asaj komune shkon në zgjedhje.

Komuna e Prishtinës nuk e ka miratuar buxhetin në kohë që dy vjet rresht.
Komuna e Prishtinës nuk e ka miratuar buxhetin në kohë që dy vjet rresht.

Ku do të zhvillohen garat më të ashpra?

Salihu beson se mbi 20 komuna do të shkojnë në balotazh – që do të mbahet më 9 nëntor.

Sipas tij, gara më e ashpër do të zhvillohet në Prishtinë, në Mitrovicë të Jugut, në Drenas, në Lipjan dhe në Podujevë.

Për Ymerin, gara pa balotazh mund të përfundojë në Ferizaj, në Gjakovë, në Istog dhe potencialisht në Pejë.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në këto zgjedhje kanë të drejtë vote 2.069.098 qytetarë.

Rreth 44.000 prej tyre kanë të drejtë të votojnë me postë nga jashtë vendit në periudhën 17 shtator – 11 tetor.

Kandidatët kanë shpenzuar mijëra euro për reklama, por të dielën shihet se kush e zgjodhi strategjinë më të mirë.

You Might Also Like

Nis festa në Han të Elezit, PDK thotë se ka fituar “baci”

Kurti falënderon votuesit: LVV mori mbështetje nëpër komuna

​Rezultatet e para, Sami Lushtaku mbi 80 përqind

Pretendohet se audio-incizimi i Fatmir Shehollit përfshin deputeten Duda Balje dhe Amir Rrustemoviq

Rashiq do të dorëhiqet nga pozita e ministrit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Qëndisja kontribuon në mirëqenien dhe cilësinë e jetës
Next Article Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?