Shkup, 3 shtator – Anëtari i Komisionit kuvendor për mbikëqyrje të ASK-së dhe AZ-së, deputeti Ljupço Prenxhov sot publikisht i bëri thirrje kryetarit të Komisionit, Skender Rexhepi nga fronti evropian të caktojë mbledhje urgjente lidhur me dyshimet aktuale për përgjim të paligjshëm nga Agjencia për siguri kombëtare (ANK), që është bërë gjatë periudhës prej vitit 2019 deri në vitin 2024.
“Qëllimi i mbledhjes për t’u shqyrtuar dyshimet shqetësuese për veprim të paligjshëm në ASK, përkatësisht të konfirmojmë datë të saktë për vizitë zyrtare në Agjencinë për siguri kombëzate përmes së cilës drejtpërdrejtë do të kontrollomë gjendjet dhe hetim të hollësishëm të të gjitha rrethanave lidhur me këto ngjarje”, theksoi Prenxhov.

Këto ngjarje, sipas deputetit, shkaktuan shqetësim të fuqishëm në opinion dhe, siç tha, e minojnë demokracinë dhe besimin në institucionet e angazhuara për mbrojtje të sigurisë kombëtare.
“Mu për atë arsye, obligim i komisionit është të veprojë me përgjegjësi dhe në mënyrë transparente, me qëllim, të sigurohet llogaridhënie e institucioneve dhe mbrojtje të integritetit të tyre dhe demokracisë në shtet”, sqaroi Prenxhov.
Kryetari i Komisionit, Skender Rexhepi iu përgjigj menjëherë thirrjes se përderisa është kryetar dhe i diskriminuar, nuk do të thërrasë një takim të tillë. Sipas tij, ai është i diskriminuar se nuk do të mund të marrë pjesë në informatat e klasifikuara sepse nuk ka përgjigje ndaj kërkesës për certifikatë sigurie të cilën e ka kërkuar në nëntor apo dhjetor të vitit të kaluar.

“Gjithnjë derisa jam unë kryetar dhe i diskriminuar nga pushteti, nga shërbimet, nuk do të thërras nkë takim të tillë. Sepse edhe prania ime, kur do ta thirrja takimin, unë nuk do të mund të marr pjesë në informatat e klasifikuara atje ku shkohet. Cila do të ishte logjika, kryetari i Komisionit të mos mund të marrë pjesë në një Komision të tillë apo kontroll të shërbimeve. Unë para një viti kam parashtruar kërkesë për certifikatë sigurie dhe normalisht, kur një mundësi e tillë, deputet në Kuvend mbetet të vlerësohet nga nëpunës partiakë, të cilëve çdo vit u paraqiten skandale që do të thotë se ata janë në interes të të gjitha partive politike, më së paku atyre shtetërore. Konsideroj se ky është diskriminim jo vetëm për mua, por edhe për të gjithë deputetët në Kuvend”, theksoi Rexhepi.
Ai edhe njëherë potencoi se nuk do ta thërrasë komisionin dhe i porositi se kryetari i Kuvendit ka mundësi të thërrasë Komision të vendosë ata të cilët kanë certifikatë të shkojnë dhe ta kryejnë punën.
“Nëse ata insistojnë, unë të shkoj ta bëj atë, atëherë ata dëshirojnë të mos kryhet vizita”, theksoi Rexhepi.
Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe deputet aktual i LSDM-së, Oliver Spasovski sot bëri thirrje për deklasifikim urgjent të tërë dokumentacionit për dyshimet për përgjim të paligjshëm nga ASK-ja.

“Thjeshtë mendoj se opinioni duhet ta marrë vesh tërë të vërtetën. Duhet të ketë një transparencë për tërë këtë procedurë. Të deklasifikohen të gjitha të dhënat dhe informatat, në bazë të procedurave të i ka AKS-ja. Gjithsesi në bashkëpunim edhe me Prokurorinë dhe të tjerët dhe saktë të konstatohet nëse janë hapur aksione operative, për çka kanë qenë ato aksione oprative, ndaj kujt kanë qenë të drejtura dhe kështu me radhë. Duhet të ketë njëherë e përgjithmonë përgjegjësi serioze të atij që e ka bërë atë, nësee ka bërë”, porositi Spasovski.
Sipas informatave se edhe ai është prëgjigjar në mënyrë të paligjshme nga ASK-ja, Spasovski bëri thirrje shërbimi të vihet në mbrojtje interesi të rendit kushtetues të shtetit dhe të qytetarëve, dhe jo, siç tha, në shërbim të dredhive politike apo të komunitetit afarist dhe të ndalojë së rrezikuari të drejtat e njeriut.
Spasovski konsideron se komisioni për mbikëqyrje të ASK-së dhe AZ-së duhet të kontrollojë punën e Agjencisë për siguri nacionale.