By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Presidenti Begaj në Samitin e Kievit, takohet me Volodymyr Zelenskyn
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Presidenti Begaj në Samitin e Kievit, takohet me Volodymyr Zelenskyn
Shqipëri

Presidenti Begaj në Samitin e Kievit, takohet me Volodymyr Zelenskyn

admin
Last updated: 15/07/2026 21:29
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kiev, 15 korrik Zhurnal.mk – Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në Samitin Ukrainë–Evropa Juglindore në Kiev, si edhe në ceremonitë për Ditën e Shtetformimit të Ukrainës.

Ai riafirmoi mbështetjen e Shqipërisë për sovranitetin, integritetin territorial, rimëkëmbjen dhe integrimin evropian të Ukrainës.

“Shqipëria ka qenë e qartë dhe e palëkundur në mbështetjen e saj për Ukrainën. Ne qëndrojmë fort në mbështetje të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit tuaj territorial brenda kufijve tuaj të njohur ndërkombëtarisht. Gjithashtu, mbështesim arritjen e një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme, që respekton Kartën e Kombeve të Bashkuara, të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat legjitime të popullit ukrainas”, – deklaroi Kreu i Shtetit.

Në samit, Presidenti Begaj paraqiti tre prioritete të Shqipërisë: Forcimin e bashkëpunimit për sigurinë dhe përballimin e kërcënimeve hibride, mbështetjen për rindërtimin e Ukrainës dhe mbështetjen e perspektivës evropiane të Ukrainës dhe Ballkanit Perëndimor.

Në prani të liderëve të rajonit dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ai kërkoi që mbështetja ndaj Ukrainës të shoqërohet me hapa konkretë.

“Mbështetja jonë, theksoi Presidenti Begaj, duhet të shkojë përtej deklaratave. Ajo duhet të përkthehet në bashkëpunim praktik. Kjo është arsyeja pse Samiti i sotëm ka rëndësi. Ai na lejon të forcojmë koordinimin politik, të thellojmë solidaritetin rajonal dhe të identifikojmë fusha konkrete për veprim të përbashkët”.

Samiti u mbyll me një deklaratë të përbashkët që riafirmon unitetin e vendeve të Evropës Juglindore me Ukrainën dhe vlerëson sigurinë e saj si pjesë të sigurisë së gjithë kontinentit.

Gjatë ceremonive për Ditën e Shtetformimit të Ukrainës, Presidenti Begaj nderoi qëndresën e popullit ukrainas.

“Sot kremtojmë jo vetëm shekuj historie, besimi dhe identiteti, por edhe shpirtin e pathyeshëm të një populli që, brez pas brezi, ka mbrojtur atdheun, kulturën dhe aspiratat e tij për liri. Shqipëria e ndan këtë krenari me ju dhe qëndron përkrah vendosmërisë tuaj!” – u shpreh Presidenti i Republikës.

Në kuadër të vizitës, Begaj zhvilloi edhe një takim me Presidentin Volodymyr Zelenskyy.

Dy liderët diskutuan forcimin e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën, thellimin e bashkëpunimit dypalësh në rimëkëmbje, siguri dhe zhvillim ekonomik, si edhe rëndësinë e marrëveshjeve të reja, përfshirë atë për Transportin Ndërkombëtar Rrugor.

Presidenti Begaj rikonfirmoi solidaritetin e plotë të Shqipërisë me Ukrainën dhe angazhimin për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

You Might Also Like

Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe

Plas në mbledhjen e Ramës në Kuç, kryeministri përzë kryebashkiaken, i pari i Poliçanit braktis takimin

Regjistrohet vatër zjarri në fshatin Perlata e Sipërme në Mirditë, zjarrfikëset në vendngjarje

Zgjerimi i aksit Tiranë-Durrës, vijon ndërtimi i nyjes së Laknasit dhe mbikalimit të ri në Kashar

Bushi: Situata e zjarreve nën monitorim, po ndërhyhet me dy helikopterë në Abaze

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gati 6 në 10 gra të reja marrin informacione shëndetësore nga influencuesit
Next Article Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?