By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Presidenti Begaj pret në takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, zbardhen detajet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Presidenti Begaj pret në takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, zbardhen detajet
Maqedoni

Presidenti Begaj pret në takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, zbardhen detajet

admin
Last updated: 28/08/2024 12:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 gusht – Shqipëria zyrtare hap dyert për koalicionin e ri ardhur në pushtet në Maqedoninë e Veriut. Zvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, i ftuar në konferencën e ambasadorëve të Shqipërisë, u prit ne takime të veçanta nga krerët më të lartë të shtetit në një agjendë gati me karakter zyrtar: kryeministri Rama, Presidenti Begaj, ministri i Jashtëm Hasani, ministri i Mbrojtjes, Vengu, ministrja e Turizmit Kumbaro, kreu i bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj, e pritën në selitë respektive numrin dy të qeverisë së Maqedonisë së veriut.

Ka qenë Presidenca që ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi presidenti Bajram Begaj, me zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti.

Gjatë bisedës u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe u nënvizua nevoja për thellimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në ekonomi, shkëmbimet tregtare, infrastrukturë, turizëm e kulturë, si dhe bashkëpunimi për avancimin e procesit të integrimin evropian e të nismave të bashkëpunimit rajonal.
Presidenti Begaj vlerësoi rolin e patjetërsueshëm të faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut për paqen, sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe orientimin e palëkundur Euroatlantik, së pari për vetë vendin, e më tej për Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, në takim u theksua rëndësia e një angazhimi të përbashkët për të avancuar me tej procesin e integrimit në BE.

Presidenti i Republikës rikonfirmoi angazhimin e tij të plotë për një bashkëpunim produktiv e të vazhdueshëm, si dhe mbështetjen ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të përfaqësimit politik të shqiptarëve në nivele të larta të qeverisjes se vendit, apo edhe ato lokale, si një përgjegjësi e drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve për garantimin dhe respektimin e të drejtave të tyre.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Zëvendëskryeministri i Parë Mexhiti u prit nga Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj
Next Article Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Kostandinovski në takim me ambasadorin turk Fatih Ulusoj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?