By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Presidenti i FCSB nuk përmbahet, Becali: Nëse na eliminon Drita, duhet ta lëmë futbollin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Presidenti i FCSB nuk përmbahet, Becali: Nëse na eliminon Drita, duhet ta lëmë futbollin
Sport

Presidenti i FCSB nuk përmbahet, Becali: Nëse na eliminon Drita, duhet ta lëmë futbollin

admin
Last updated: 31/07/2025 09:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Drita do të përballet me FCSB (Steaua Bukuresht) në rrethin e tretë të Ligës së Evropës.

Presidenti kontravers i FCSB-së, Gigi Becali, ka bërë një deklaratë të pazakontë para përballjes me skuadrën kosovare Drita në rrethin e tretë të Ligës së Evropës.

Ai ka lënë të kuptohet se një humbje ndaj ekipit nga Kosova do të ishte e papranueshme për klubin rumun.

“Nëse Kosova (Drita), nga ku është kundërshtari ynë i radhës në Ligën e Evropës na mposhtë, le ta lëmë edhe futbollin. Unë nuk dua ta bëjë këtë, por kështu duhet të jetë. Nuk mendoj se jemi më të dobët se ata (Drita)”, ka thënë Becali pasi FSCB u eliminua nga Shkëndija e Tetovës.

Drita, kampione në fuqi e Kosovës, do të përballet me FCSB-në në një duel me shumë peshë për të dy ekipet. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Rumani, ndërsa ajo e kthimit në Kosovë.

Kujtojmë që FCSB është eliminuar më parë nga një tjetër skuadër shqiptare, Shkëndija e Tetovës, gjë që mund të ketë shtuar ndjeshmërinë e Becalit ndaj përballjeve me ekipe shqiptare nga rajoni.

Skuadra nga Gjilani është duke kaluar një formë të mirë dhe synon të bëjë histori duke u kualifikuar më tej në Ligën e Evropës, derisa eliminimi i FCSB do të thotë se Drita do t’i sigurojë grupet e Ligës së Konferencës dhe do të luaj në Play-Off të Ligës së Evropës.

Pavarësisht deklaratave provokuese, dueli mes FCSB-së dhe Dritës pritet të jetë emocionues dhe me interes të madh për tifozët e futbollit në të dyja vendet.

Dueli i parë zhvillohet të enjten më 7 gusht në Bukuresht, derisa ai i kthimit pas një jave në Prishtinë.

You Might Also Like

Chelsea i rinovon kontratën një talenti dhe e huazon te Celtic

Arsenali vendosi të mos transferojë Malick Fofanan për shkak të qëndrimit ndaj Mikel Artetas

Kush do të jetë pasardhësi i Messit me fanellën “10” nëse Scaloni rinovon?

Nga Pogba te Benzema, Alaba dhe Brozovic, shumë yje aktualisht janë pa kontratë dhe mund të transferohen falas

PSG me 24 lojtarë në ekipin e parë pas mbylljes së afatit kalimtar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Këto janë ushqimet që duhet të kufizoni kur i jepni ushqime të ngurta fëmijës suaj
Next Article Gruaja e paralizuar shkruan emrin e saj pas 20 vitesh, duke përdorur çipin e trurit Neuralink të Elon Musk

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?