By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Presidenti kinez zhvillon bisedime me kryeministren e Tajlandës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Presidenti kinez zhvillon bisedime me kryeministren e Tajlandës
BotaKina

Presidenti kinez zhvillon bisedime me kryeministren e Tajlandës

admin
Last updated: 06/02/2025 16:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Të enjten paradite, Presidenti Xi Jinping u takua në Pekin me Kryeministren e Tajlandës Paetongtarn Shinawatra, e cila ndodhet në Kinë për një vizitë zyrtare.

Xi vuri në dukje se miqësia midis Kinës e Tajlandës ka një histori mbi njëmijë vjeçare. Përgjatë 50 viteve, që pas themelimit të marrëdhënieve diplomatike, të dyja vendet kanë zbatuar respektimin reciprok, trajtimin e barabartë, besimin dhe ndihmën e përbashkët. Të dyja palët kanë përkrahur ruajtjen e sovranitetit, sigurisë dhe interesave të zhvillimit. Ky vit përkon me 50 vjetorin e themelimit të marrëdhënieve kino-tajlandeze, ndaj të dyja palët duhet të vazhdojnë të nxisin së bashku krijimin e komunitetit Kinë-Tajlandë me një të ardhme të përbashkët, duke sjellë përfitime për popujt e dy vendeve, rajonin e botën.

Kina është e gatshme të harmonizojë strategjitë e zhvillimit me Tajlandën, të zgjerojë bashkëpunimin me përfitime reciproke, të zbatojë projekte të mëdha si linja hekurudhore Kinë-Tajlandë dhe të promovojë konceptin e zhvillimit të lidhjes Kinë-Laos-Tajlandë për të arritur më shumë rezultate.

Paetongtarn Shinawatra u shpreh e kënaqur që viziton Kinën me rastin e 50 vjetorit të lidhjeve diplomatike mes dy vendeve.

Përgjatë këtyre 50 viteve, marrëdhëniet kino-tajlandeze kanë përjetuar shumë zhvillime. Të dyja vendet kanë ndihmuar njëra tjetrën dhe janë zhvilluar së bashku. Kina dhe Tajlanda respekojnë interesat thelbësore reciproke duke krijuar marrëdhënie të veçantë bashkëpunimi miqësor.

Tajlanda i përmbahet me vendosmëri politikës së një Kine dhe pret të punojë me Kinën për të forcuar shkëmbimet e nivelit të lartë, për të rritur bashkëpunimin në fusha të tilla si lidhja, ekonomia, tregtia dhe bujqësia, promovimi i shkëmbimeve kulturore dhe lidhjet mes njerëzve, si edhe për të sjellë në 50 vitet e ardhshme paqe dhe prosperitet të përbashkët për të mirën e brezave të ardhshëm.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Limani: Rezultatet e punës së përbashkët me Bankën Botërore janë të dukshme – ofrimi i shërbimeve cilësore për qytetarët
Next Article Gjykata Kushtetuese vërtetoi shkelje të lirisë së shprehjes publike të opinionit dhe të drejtës së veprimit politik të deputetit Sali Murati

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?