By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Presidenti Pendarovski i pranoi letrat akreditive të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës Federative të Brazilit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Presidenti Pendarovski i pranoi letrat akreditive të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës Federative të Brazilit
Maqedoni

Presidenti Pendarovski i pranoi letrat akreditive të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës Federative të Brazilit

admin
Last updated: 07/03/2024 14:33
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 mars – Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat akreditive të Paulo Roberto Kampos Tarise da Fontura, ambasador i sapoemëruar i Republikës Federative të Brazilit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje.

Presidenti Pendarovski në fjalimin e tij në ceremoninë e dorëzimit të letrave akreditive, shprehu bindje se ekziston një dëshirë e përbashkët, si dhe një potencial i madh për zhvillimin e marrëdhënieve të ndërsjella dhe theksoi se hapja e ambasadës tonë në Brazil qartë e tregoi dëshirën e sinqertë për avancimin e bashkëpunimit të përgjithshëm me Republikën Federative të Brazilit. Presidenti tha se Maqedonia e Veriut dhe Brazili i ndajnë vlerat themelore, si respektimi i sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, shqetësimi për ndryshimet klimatike, përkushtimi ndaj demokracisë, tregtisë së lirë dhe ekonomisë së tregut dhe në këtë kontekst shprehu kënaqësinë nga bashkëpunimi në organizatat ndërkombëtare. Presidenti Pendarovski e përgëzoi presidencën braziliane me G-20 dhe uroi sukses në realizimin e prioriteteve që do të shqyrtohen në këtë kuadër, si lufta kundër urisë, varfëria dhe pabarazia, tre dimensionet e zhvillimit të qëndrueshëm, reforma e sistemit të OKB-së dhe të ititucioneve financiare ndërkombëtare, si dhe revitalizimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ambasadori Paulo Roberto Kampos Tarise da Fontura tha në fjalimin e tij se Maqedonia e Veriut është një vend me të cilin Brazili ndan vlera të përbashkëta, veçanërisht besimin në diplomaci dhe zgjidhjen paqësore të keqkuptimeve dhe respektimin e sundimit të ligjit dhe theksoi se vendi ynë i ka dëshmuar botës se diplomacia është mjeti më i mirë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe se dialogu dhe mirëkuptimi i ndërsjellë mund të çojnë në prosperitetin, paqen dhe zhvillimin njerëzor të dëshiruar. Në fjalimin e tij, ambasadori brazilian njoftoi se do të jetë i përkushtuar për stimulimin e marrëdhënieve turistike dhe kulturore ndërmjet Brazilit dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe do të hulumtohen fusha për bashkëpunim, si bujqësia, investimet, normat dhe rregulloret. Ai shprehu synimin e tij për të vazhduar përpjekjet për të promovuar njohuri dhe mirëkuptim më të madh të ndërsjellë përtej programeve për shkëmbim të studimeve universitare dhe pasuniversitare të ofruara nga universitetet braziliane në të gjitha fushat shkencore.

Presidenti Pendarovski i uroi sukses ambasadorit brazilian në kryerjen e misionit të tij përgjegjës dhe shprehu pritjen se përvoja e deritanishme diplomatike do të kontribuojë dukshëm në pasurimin e marrëdhënieve miqësore. 

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mot i ndryshueshëm dhe reshje të kohëpaskohshme shiu deri në fund të javës
Next Article Ndryshimet e ligjeve për arsimin e lartë dhe për Kodin zgjedhor para deputetëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?