Shkup, 15 shkurt – Që kur u bë e ditur nga opozita shqiptare se do të garon me kandidat të vetin presidencial, me bidnjen se ai do të ketë gjas reale për të fituar, janë paraqitur dyshimet se ndoshta është herët për diçka të tillë dhe se është qëllim që vështirë mund të arrihet. Dyshime dhe rezerva ka paraqitur edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, por edhe kryeministri Talat Xhaferi, duke vlerësuar se një kandidat shqiptarë do ta ketë vështirë të fiton zgjedhje për president. Mirëpo nuk duhet të harrojmë se dyshime dhe rezerva para katër viteve ekzistonin edhe për kryeministrin e paprë shqiptar, shkruan Zhurnal. Katër vite më vonë kjo u bë realitet edhe pse asnjëherë nuk u zhduk bindja se po të kishte këmbëngulur më tepër BDI përballë kryetarit të atëhershëm të LSDM-së, Zoran Zaev dhe po të kishte bashkëpunuar më tepër me partitë tjera shqiptare, do të kishte mundur të “nxjerrë” së paku dy vite kryeministër me mandat politik dhe me ingerenca të plota, e jo vetëm kryemiistrin teknik në 100 ditët e fundit të qeverisë.
Sidoqoftë Zaev atëherë arriti të korrë fitore, por tani kemi realitet të ri. Ky realitet tregon se kandidati shqiptar ka gjasa të futet në raundin e dytë, në zgjedhje ku në kampin maqedonas garojnë një VMRO-DPMNE e fortë, përballë një LSDM-je mjaft të dobësuar, së paku asht tregojnë anketat. Nëse krejt kësaj ia shtojmë faktin se kandidatë për presidentë do kenë edhe Leviza dhe ZNAM e Maksim Dimitrievskit, atëherë vota e ndarë maqedonase, mund të hapë rrugë për kalimin e kandidatit shqiptar në raundin e dytë. Kur kemi një realitet të ri, me shumë barriera të rrëzuara ndëretnike, sepse shqiptarët disa herë kanë votuar për kandidat maqedonas për president, por edhe për parti politike maqedonase, është shumë reale për të pritur se edhe maqedonasit që nuk do ta përkrahin kandidatin e partisë maqedonase, në raundin e dytë do ta përkrahin kandidatin shqiptar.
Taravari e bëri hapin i pari, a do të futet në garë edhe Bujari?
Kryetari aktual i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari sot zyrtarizoi kandidaturën për president të shtetit si kandidat i opozitës së bashkuar shqiptare, Lidhjes Evropiane për Ndryshim që përbëhet nga Lidhja Demokratike, Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Vetëvendosja përmes anëtarëve të saj në Maqedoni.
“Është mision për mua të jem zëri juaj. Pres me respekt votën e secilit prej jush sepse i vendit i ka ardhur koha të ketë një president shqiptar jo teknikisht por realisht”, deklaroi Arben Taravari, kandidat për president i LEN.
Taravari tha se kërkon mbështetjen e të gjitha partive politike pavarësisht përkatësisë së tyre etnike si dhe organizatave joqeveritare e faktorëve të tjerë të cilët vlerësojnë se ai mund të jetë personi i duhur për drejtimin e shtetit.
“Ne kërkojmë përkrahje nga të gjithë, pa përjashtim, prej partive tjera politike pavarësisht përkatësive etnike, kërkojmë përkrahje prej shoqatave joqeveritare, grupeve të ndryshme prej qytetarit, por para së gjithash prej popullit shqiptar”, tha Arben Taravari, kandidat për president i LEN.
Për të zyrtarizuar kandidaturën, Taravarit i duhet dhjetë mijë nënshkrime të cilat beson se do ti grumbulloj për një kohë shumë të shkurtër. Tani mbetet të shohim nëse do të ketë edhe ndonjë kandidat tejtër shqiptar që do sfidojn Taravarin. Gjatë kohë përflitej se BDI, si parti më e madhe shqiptar, në zgjedhje do të përkrahë kandidatin e partnerit të koalicionit, LSDM. Mirëpo dalja e opozitës me kandidat të vetin, si duket ka ndryshuar planet e BDI-së.
Poashtu edhe përplasjet e fundit të prtisë së Ahmetit me presidentin aktual Stevo Pendarovski, krijojnë përshtypje se po zvogëlohen gjasat për të garuar me një kandidat konsensual që nga raundi i parë. Ndërkohë me të madhe po përmendet emri i ministrit të jashtëm dhe nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmani si kandidat më i mundshëm i kësaj partie, shkruan Zhurnal. Zyrtarisht ende nuk ka ndonjë konfirmim, por përveç emrit të Osmanit nuk përmendet asnjë emër tjetër i mundshëm nga BDI, me përjashtim të kryeministrit Talat Xhaferi, i cili poashtu në disa raste është përmendur si kandidat i mundshëm.
Çka thotë Kovaçevski për kandidatin e LSDM-së?
Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në intervistë për MIA-n, i pyetur se kur do të dihet kandidati presidencial i partisë, thotë se kandidati i tyre do të ndajë vlera evropiane dhe nuk do t’i ndajë qytetarët në asnjë bazë, duke shtuar se presidenti aktual, Stevo Pendarovski gjatë pesë viteve të kaluara e ka kryer funksionin në mënyrë të shkëlqyeshme.
“Për momentin nuk do të doja të përmendi asnjë kandidat, duke pasur parasysh atë se kjo nuk është as statutare, nuk është as etike nga ana ime. Megjithatë, vetëm do të theksoj se, meqenëse më së shumti pyetje sillen rreth asaj nëse presidenti Pendarovski do të shkojë për mandat të dytë, unë konsideroj se ai shkëlqyeshëm e ka kryer funksionin e vet gjatë pesë viteve të shkuara, i ka përfaqësuar mu vlerat të cilat unë i përmenda. Ndërkaq të citat i ndan edhe partia jonë, vlerat të cilat i ndan edhe koalicioni ynë, përkatësisht partnerët e koalicionit të Lidhjes socialdemokrate të Maqedonisë”, deklaroi Kovaçevski për MIA-n në përgjigje të pyetjes sa kandidatë kanë hyrë në rrethin më të ngushtë dhe kur do të kumtohet emri i tij.
Kovaçevski shtoi se është e qartë se çfarë do të jetë profili i presidentit që do ta propozojnë, përkatësisht, do të ndajë vlera evropiane, do të angazhohet për rrumbullakësim të procesit të integrimeve evropiane të shtetit deri në vitin 2030 i cili nuk do t’i ndajë qytetarët në asnjë bazë, jo vetëm etnike, por edhe për nga çfarëdo përkatësie të cilit do qytetar të shtetit tonë.
“Konsideroj se Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë është partia e vetme e cila mund të japë një kandidat të tillë dhe u konfirmua në të kaluarën se kandidatët të cilët ishin propozuar nga LSDM-ja, dhe të cilët janë bërë presidentë të shtetit, kanë prëfaqësuar mu vlera të tilla. Ne jemi koalicion i cili ka numër më të madh të partive politike në të dhe konsideroj se gjithashtu në atë mënyrë do të vazhdohet edhe politika e marrëdhënieve të mira fqinjësore, politika e marrëdhlnieve të shkëlqyeshme ndëretnike në shtet dhe gjithsesi politika e marrëdhënieve të shkëlkqyeshme me partnerët strategjik me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Evropian”, shtoi Kovaçevski.
Thotë se mes kandidatëve janë edhe ish-kryetarë të partisë, ish-kryetarë të shtetit, ish-sekretarë të partisë dhe anëtarë të shquar të komunitetit, si për shembull ish-gjykatës të shquar…
Kovaçevski theksoi se do të shkojnë me kandidat të vet për president, i cili, siç tha, do të mbështetet nga një numër i madh i partnerëve të tyre të koalicionit, pa preciuar nëse e ka fjalën për partnerët e vegjël të LSDM-së, ose edhe për BDI-në./Zhurnal