By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Presidentja Osmani pret në takim ministren e Jashtme të Shqipërisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Presidentja Osmani pret në takim ministren e Jashtme të Shqipërisë
Kosovë

Presidentja Osmani pret në takim ministren e Jashtme të Shqipërisë

admin
Last updated: 25/02/2026 13:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, e Shqipërisë Elisa Spiropali, është pritur të mërkurën në takim nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht Spiropali  është takuar edhe me Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca, me të cilën patën dhe një deklarim për media.

Më tej, Ministrja do të pritet në takime të veçanta nga Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, si dhe nga Kryeministri Albin Kurti.

Spiropali do të zhvillojë gjithashtu takime me drejtuesit e partive kryesore parlamentare në Kuvendin e Kosovës, kryetarin e PDK-së Bedri Hamza, të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe AAK-së, Ramush Haradinaj.

Takimet do të fokusohen te thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, riaktivizimi i mekanizmave institucionalë të bashkëpunimit, përgatitjet për mbledhjen e përbashkët qeveritare G2G dhe zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara.

Po ashtu, në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në zbatimin e projekteve madhore kombëtare si hekurudha Durrës-Prishtinë, shtimin e projekteve infrastrukturore dhe energjitike të përbashkëta, pa lënë mënjanë koordinimin në mbështetje të faktorit shqiptar në rajon dhe bashkëpunimin me diasporën.

Gjatë vizitës, Spiropali do të theksojë mbështetjen e Shqipërisë për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, avancimin e njohjeve të reja dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat rajonale e ndërkombëtare, si dhe për integrimin euroatlantik të Kosovës.

You Might Also Like

Ish-kryediplomati Vlahovic: Mali i i Zi t’i kërkojë falje Kosovës për rrenat idioteske të Radunovic

Konjufca i përgjigjet Gjuriçit në OKB: Kosova është shtet sovran

​Kurti takim me sekretaren e Jashtme britanike: Për marrëveshje me Serbinë me njohje të ndërsjellë

Konjufca në OKB: Serbia po pengon normalizimin, duhet të përballet me realitetin dhe ta njohë Kosovën

Bajrami: Është absurde ajo që po ndodh me çmimet e naftës në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Toshkovski: Siguria e fëmijëve tanë është detyrimi ynë i përbashkët, sepse ata janë pasuria jonë më e madhe
Next Article Konjufca: Një konsensus automatik në shoqërinë tonë është një president nga radhët e familjes së nderuar Jashari
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?