By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Presidentja Siljanovska-Davkova do t’i ndajë bursat “Boris Trajkovski” për vitin akademik 2024/2025
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Presidentja Siljanovska-Davkova do t’i ndajë bursat “Boris Trajkovski” për vitin akademik 2024/2025
Maqedoni

Presidentja Siljanovska-Davkova do t’i ndajë bursat “Boris Trajkovski” për vitin akademik 2024/2025

Redaksia
Last updated: 04/11/2024 08:10
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 nëntor – Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska-Davkova sot do t’i ndajë bursat “Boris Trajkovski” për vitin akademik 2024/2025 për 20 studentët më të mirë që do të vazhdojnë shkollimin në “Siti kolegj”, kampusin evropian të Universitetit Jork.

“Bursat janë rezultat i aktivitetit dhe bashkëpunimit të përbashkët të presidentit, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), Fondacionit “Boris Trajkovski” dhe “Siti kolegj”, kampusit evropian të Universitetit Jork”, bëjnë të ditur nga kabineti i Siljanovska-Davkovës.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në muajin gusht ka shpallur Konkursin për ndarjen e bursave “Boris Trajkovski” për studime të jashtëzakonshme dyvjeçare të ciklit të dytë për programin panevropian ekzekutiv MBA për vitin akademik 2024/2025.

Bursat ndahen nën organizimin e kabinetit të presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për drejtimet: menaxhim i përgjithshëm; marketing; financa; menaxhim në logjistikë; menaxhim në shëndet dhe menaxhim të resurseve njerëzore. Ato mbulojnë tarifat e shkollimit për 20 studentë për të studiuar në këtë program i cili realizohet në Selanik me diplomë të dyfishtë – nga Universiteti Jork në Mbretërinë e Bashkuar dhe Universiteti i Strasburgut në Francë.

Konkursi për këto bursa u dedikohet profesionistëve të profileve të ndryshme dhe menaxherëve të biznesit të punësuar në kompani nga sektori privat dhe publik.

Njëzet kandidatët më të mirë zgjidhen sipas kritereve të përcaktuara në konkursin për ndarjen e bursave dhe sipas rang listës së përgatitur nga Komisioni përzgjedhës.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në Qeveri debat për masat dhe politikat në shëndetësi, politikë sociale, demografi dhe rini
Next Article Gjendja e rrugëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?