By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prezantohen nismat e reja për një administratë moderne në rrugën drejt BE, Pirdeni: Prioritet, investimi te kapitali njerë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Prezantohen nismat e reja për një administratë moderne në rrugën drejt BE, Pirdeni: Prioritet, investimi te kapitali njerë
Shqipëri

Prezantohen nismat e reja për një administratë moderne në rrugën drejt BE, Pirdeni: Prioritet, investimi te kapitali njerë

admin
Last updated: 06/07/2026 22:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 6 korrik Zhurnal.mk – Në kuadër të Javës së Administratës Publike, e zhvilluar nën moton e ndërtimit të një administrate moderne në shërbim të qytetarëve dhe të procesit të integrimit evropian, u prezantuan nismat kryesore që do të udhëheqin fazën e ardhshme të reformës së administratës publike në Shqipëri.

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni theksoi se prioritet mbetet investimi te kapitali njerëzor, rritja e performancës institucionale dhe përafrimi i administratës shqiptare me standardet më të mira të Bashkimit Evropian.

Ndër nismat e shpallura spikat forcimi i bashkëpunimit me zyrat e karrierës në universitetet shqiptare, me synimin për të krijuar ura më të forta mes studentëve dhe administratës publike, duke e bërë shërbimin civil një zgjedhje gjithnjë e më tërheqëse për profesionistët e rinj.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm është krijimi, në bashkëpunim me ASPA-n, i Programit të Mirëseardhjes për nëpunësit e rinj civilë. Ky program synon të lehtësojë integrimin e tyre në institucionet publike, të forcojë kulturën organizative dhe të mbështesë zhvillimin profesional që në ditët e para të shërbimit.

Në funksion të përgatitjes së administratës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, do të zbatohet gjithashtu një program i ri bashkëpunimi me BE-në për konsolidimin e kulturës evropiane të punës në administratën publike. Programi do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe administrative për përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga procesi i negociatave. Në këtë kuadër, do të nënshkruhet edhe marrëveshja me Komisionin Evropian, e cila do t’u mundësojë zyrtarëve shqiptarë të punojnë për periudha të caktuara pranë institucioneve të Bashkimit Evropian, duke përfituar përvojë të drejtpërdrejtë dhe duke sjellë ekspertizë të re në administratën publike shqiptare.

Një tjetër shtyllë e reformës mbetet zbatimi i modelit të ri të organizimit të administratës shtetërore, i miratuar së fundmi nga Kuvendi, i cili synon të rrisë llogaridhënien, të qartësojë përgjegjësitë institucionale dhe të përmirësojë efektivitetin e administrimit publik.

Paralelisht, do të vijojë thellimi i digjitalizimit të proceseve në administratë, si dhe zbatimi i mëtejshëm i reformës së pagave, me synimin për të konsoliduar një administratë publike moderne, profesionale dhe inovative, në shërbim të qytetarëve dhe në përputhje me standardet evropiane.

You Might Also Like

Incidenti me Himnin në Pustec, Tedi Blushi reagon ndaj qëndrimit të Ramës

Ministri Nufi: Zjarre agresive në fshatin Tenë, efektivët kanë rrezikuar jetët! Problematike vatrat në Dukat dhe Gojan

Shqipëria 61 milionë euro nga BE, ministri Karakaçi: Realizuam objektivat brenda 30 qershorit

Principote Mykonos distancohet nga lokali në Ksamil: Nuk kemi asnjë lidhje, kanë përdorur ilegalisht emrin tonë

Gjykata e Lartë nis procedurën për zgjedhjen e Kryetarit të ri

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbyllet protesta para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në kryeqytet
Next Article Nesër një pjesë e madhe e Tetovës do të mbetet pa energji elektrike
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?