By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prezantohet sistemi unik, Rama: Mundëson gjurmueshmërinë, fund gjobave me copa letrash
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Prezantohet sistemi unik, Rama: Mundëson gjurmueshmërinë, fund gjobave me copa letrash
Shqipëri

Prezantohet sistemi unik, Rama: Mundëson gjurmueshmërinë, fund gjobave me copa letrash

admin
Last updated: 28/11/2026 14:14
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 24 nëntor, Argument – Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se Sistemi Unik i Gjobave është një tjetër hap në digjitalizimin e shërbimeve që synon rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe standardizimin e procedurave administrative.

Rama ishte i pranishëm sot në aktivitetin e prezantimit të Sistemit Unik të Gjobave, përmes së cilit çdo kundërvajtje do të shoqërohet me një numër unik identifikimi dhe një bazë të qartë ligjore, duke mundësuar gjurmueshmërinë e çdo akti.

“Ky është një tjetër stacion i rëndësishëm në rrugën e transformimit dhe të modernizimit të administratës, por dhe të marrëdhënieve të shtetit shqiptar me qytetarin. Më në fund krijohen të gjitha premisat që të mbyllet një epokë e gjatë e gjobave të vendosura mbi copa letre  të shkruara nganjëherë edhe në mënyrë të palexueshme”, u shpreh Rama.

Me rëndësi, sipas Kryeministrit është fakti se nuk ka më një proces gjobitjeje pa gjurmueshmëri.

“Garantohet një rrjedhë e njëjtë, një numër unik, bazë ligjore e qartë për të gjithë dhe identifikohen të gjithë punonjësit që vendosin gjobat, gjë që i jep mundësi për institucionet dhe për drejtuesit e institucioneve që të shohin si në një hartë të gjitha proceset dhe po ashtu edhe sjelljen e të gjitha burimeve të tyre njerëzore”, shtoi ai.

Vendosja e gjobës nëpërmjet mjeteve të teknologjisë dixhitale, sipas Kryeministrit, sjell në radhë të parë njoftimin e menjëhershëm të qytetarit përmes platformës e-Albania, e cila çon në mënyrë automatike një mesazh në telefonin e qytetarit.

Po ashtu, Rama theksoi se përmes sistemit të ri të gjitha gjobat mblidhen në një bazë të dhënash dhe çdo qytetari i jepet mundësia që të kontrollojë tek mesazhet e tij në e-Albania gjobat që ka.

“Po ashtu janë edhe kategorizimet e gjobave në databazë që janë shumë të rëndësishme qoftë për institucionet, qoftë për Inspektoriatin e Përgjithshëm, për të parë se si janë të ndara në gjoba aktive, në gjoba të paguara dhe në gjoba të apeluara”, shtoi Rama.

Një tjetër risi, sipas kryeministrit, është edhe fakti se do të bëhet shumë më e lehtë që gjobat të paguhen drejtpërdrejtë nga telefoni dhe të apelohen po ashtu në mënyrë të  drejtpërdrejtë.

Ndërkohë, sipas tij, hapi tjetër është krijimi i regjistrit kombëtar të gjobave që praktikisht përmbyll një proces jo të lehtë.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article U kritikua ashpër për deklaratat ndaj Musialës, drejtori i Bayern Munichut sqaron qëndrimin e tij
Next Article Koçiu: Ulja e TVSH për 54 produkte të shportës, nga janari 2027 më pak shpenzime për familjet shqiptare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?